Dixhitalizimi i sistemit tatimor rrit efikasiteti

 

Sistemi tatimor do të dixhitalizohet për të rritur më shumë mbledhjen e detyrimeve ndaj subjekteve, si edhe për më shumë transparencë ndaj këtyre të fundit. Pikërisht këto dy pika prej vitesh kanë qenë problem më madhor mes administratës tatimore dhe biznesit, që shpeshherë ka kërkuar më shumë transparencë dhe korrektesë. Me anë të projektit për dixhitalizimin e sistemit, administrata tatimore do të ofrojë më shumë shërbime për tatimpaguesit, ndërsa hidhet një hap tjetër drejt plotësimit të standardeve evropiane në këtë fushë. Projekti do të financohet nga qeveria austriake nëpërmjet një kredie me terma lehtësuese dhe zbatimi i tij pritet të fillojë gjatë muajve në vijim. Qeveria austriake ka ofruar 10.3 milionë euro për zëvendësimin dhe modernizimin e sistemit aktual të tatimeve, me anë të një kredie që do të lëshohet nga “ERSTE BANK”. Kredia ka një afat maturimi prej 15 vjetësh.