Dje dhe sot, topmodelet e viteve ‘90

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Edhe  pse vitet kalojnë, ato mbeten imazhi i bukurisë së të gjitha kohërave. Jemi mësuar t’i shohim gjithnjë të bukura dhe në formë fizike të mirë, ikonat e modës së viteve 1990, ku kryesuesja e tyre është padyshim, Claudia Shiffer e pasuar nga Naomi Campbell. Tërheqëse dhe sensuale, modelja gjermane e cila sot është 41 vjeç vijon të ndjekë të njëjtën rrugë, atë të modës. Në foto pasqyrohet imazhi i saj në vitet 1993 dhe imazhi në vitet e sotme. Për të festuar 30-vjetorin e Guess, Claudia Schiffer është përzgjedhur si imazhi i kalendarit të kësaj kompanie, ku fal edhe një fushate mode për Guess në vitin 1989, ajo u bë e famshme dhe arriti sukses në fushën e modës. E si të thuash, Claudia është gjithnjë Claudia, një top modele e cila nuk i frikësohet modeleve të reja që shfaqen në pasarelë. Ndërkohë që edhe koleget e saj të cilat e kanë filluar karrierën e modës në këtë periudhë, nuk mbeten pas, përmendim këtu, Naomi, Linda, Cindy, Elle. Ku veçojmë në këtë listë, Naomi Campbell, e cila sot është 42-vjeç dhe ende nuk i ka hequr këpucët me taka, pasi shfaqet në pasarela të ndryshme të modës. Madje është e përzgjedhur nga stilistët më në zë siç është edhe Roberto Cavalli, me të cilin ka bashkëpunuar që në vitet 1990. Por jo vetëm, edhe një tjetër modele sensuale dhe tërheqëse është edhe Cindy Crawford, e cila edhe pse është në moshën 46-vjeçare dhe është nënë e dy fëmijëve, vijon të cilësohet si një ndër modelet më të preferura dhe shumë femra ndjekin gjurmët e saj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin