Frutat & Perimet

Dobitë e fistikëve, pse s’duhet t’i ndajmë nga tryeza

Shumë më shumë se shije dhe thyerje urie mes vakteve, fistikët janë plot me acide yndyrore që ndihmojnë për zemrën, përmbajnë proteina, potas, vitaminë K, vitaminë E, karotenoidë, antioksidantë dhe flavonoidë që ndihmojnë për shëndetin.

Kështu përveçse është një përbërës special për pjatat tona, është edhe një mik i mirë për shëndetin. Më poshtë sjellim disa veti të jashtëzakonshme të këtij fruti të thatë.

Fistikët janë kultivuar qysh në periudhën parahistorike dhe origjina e tyre është nga Lindja e Mesme dhe kryesisht nga Persia.

Pema e fistikëve është rreth 6 metra e lartë, por është shumë jetëgjatë, pasi mund të arrijë deri në 300 vite.

Pasi mblidhen fistikët duhen tharë në mënyrë që të konservohen dhe shiten në periudha të ndryshme, ku përdoren shumë në pastiçeri, për akullore, për pije, për prodhimin e sallamrave dhe për të bërë makarona me salca të ndryshme.

Fistikët, siç shkruan noa.al, ndihmojnë për të ruajtur linjat trupore, në sajë të vetive ngopëse që kanë, përveçse përmbajnë fibra, duke e bërë procesin e tretjes më të ngadalë.

Konsumi i tyre, bën që në organizëm të luhet një rol antiinflamator, në sajë të një përbërësi të veçantë shumë i njohur për vitaminat C dhe E, duke u konsideruar si një antioksidant i një niveli shumë të lartë.

Fistikët ulin kolesterolin dhe favorizojnë shëndetin e zemrës, duke përmirësuar funksionimin e venave të gjakut.

Konsumi i rregullt i fistikëve ka rëndësi të veçantë për pacientët e prekur nga diabeti i tipit 2, pasi ndikon në reduktimin e nivelit të insulinës.

Lexoni edhe: