Shëndet

Dobitë e hudhrës

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dobitë e hudhrës

Dihet që pasi konsumohet hudhra, goja mban erë të keqe, por nga ana tjetër, ajo që pak e dinë është se hudhrat janë të pasura me antioksidues cilësi kjo që ndihmon shëndetin në shumë drejtime.

Prej kohësh tashmë ka qenë i njohur fakti se hudhra ka efekte antioksisuede, por resia që vjen së fundi është se lloje të ndryshme të hudhrës kanë sasi të ndryshme të përbërësve me efekt mbrojtës.

Studiuesit në SHBA thonë se sa më e fortë të jetë hudhra, aq më e shëndetshme dhe më e pasur me antioksidues është ajo.

Gjatë një studimi ku janë analizuar 10 lloje të hudhrave është treguar se llojet të cilat kanë shije më të theksuar kanë edhe veprim më të lartë antioksidues, cilësi kjo që i jep mundësi më të mira për të shkatërruar radikalet e lira.

Radikalet e lira janë mbetje të cilat krijohen gjatë procesit të oksidimit të cilat shtojnë rrezikun për sëmundje të ndryshme, përfshirë edhe ato kanceroze.

Pse ky efekt pozitiv i hudhrës?

Hudhra prodhon një kimikat të quajtur allicin. Ky është përbërësi që me sa duket e bën hudhrën të ketë efektet pozitive në shëndet që ajo shfaq. Allicin gjithashtu është përgjegjës për erën jo të këndshme që ka hudhra. Ekziston mundësia që me disa produkte t’i largohet era e hudhrës, por kjo gjtihashtu do të largonte edhe disa nga dobitë e saj.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here