Arkiva

Doganat, thjeshtohen procedurat për bizneset

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Shumë shpejt, doganat shqiptare do të thjeshtojnë më tej procedurat burokratike për biznesin. Miratimi në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë i projektligjit për “Aderimin e Shqipërisë në Konventën ndërkombëtare të Kyoto-s”, detyron doganat shqiptare që të zbatojnë standarde ndërkombëtare për sa i përket shërbimit, trajtimit dhe kontrollit të mallrave. Standardet e kësaj konvente zbatohen nga të gjitha vendet e BE-së dhe qëllimi është lehtësimi i shkëmbimeve tregtare ndërkombëtare. Zbatimi i këtyre standardeve kërkon investime më të shumta në teknologji në dogana, rritje të transparencës dhe nxitje të bashkëpunimit tregtar. Lidhur me këtë fakt, Drejtoresha Juridike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Ervina Domi, shprehet se këto standarde do të zbatohen tek të gjitha bizneset. Në komisionin Parlamentar të Ekonomisë u miratua edhe një projektligj tjetër, që i bashkëngjitet konventës së Kyoto-s për thjeshtimin e procedurave doganore, me anë të ndarjes dhe klasifikimit të mallrave dhe produkteve në dogana. 70 për qind e shkëmbimeve tregtare ndërkombëtare në botë kryen duke zbatuar standardet e Konventës së Kyoto-s për lehtësimin e procedurave doganore.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin