Domatet, mollët dhe rrushi mbrojnë nga tumori në prostatë

Tumori në prostatë është një patologji që po shtohet çdo vit e më shumë, aq sa të dhënat flasin për një situatë alarmante: sipas të dhënave të Giario Conti, drejtor i repartit të Urologjisë, stili i jetës i papërshtatshëm, kequshqyerja, stresi apo dieta jo e balancuar janë disa nga arsyet që çojnë në shfaqjen e kësaj forme tumorale. Shkaqet e shfaqjes mund të jenë të shumta, mund të kenë origjinë me natyrë gjenetike apo të shkaktohen nga sjellje dhe stili i jetës i paekuilibruar. Por a mund të parandalohet kjo sëmundje? Gigliola Sica, drejtor i Institutit të Histologjisë dhe Embriologjisë në Universitetin Katolik të Romës, ka shpjeguar se si një dietë që përfshin mollë, qepë, sojë, por edhe çaj jeshil, domate, dhe rrush mund të ndihmojë në parandalimin e kësaj neoplazie. Domatet përmbajnë likopen, një antioksidantë që mund të ulin rrezikun që lidhet me shfaqjen e tumorit; ndërsa katekinat që ndodhen te çaji jeshil, pengojnë rritjen e qelizave tumorale, ndërsa acidet yndyrore polisaturnë që ndodhen tek peshku dhe karetoenoidet e frutave dhe perimeve kanë një efekt mjaft pozitiv mbi qelizat prostatike.

Comments are closed.