POLONI– Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo, ka dhënë sot dorëheqjen. Szlydo, e cila një ditë më parë priti në Varshavë kryeministrin Edi Rama, dha dorëheqjen ndaj posti i kryeministres dhe nga funksionet e saj si kryetare partie.

Kryeministrja Beata Szydlo dorëzoi dorëheqjen e saj në komitetin politik të partisë.

Pas vendimit të saj, për kryeministër të vendit u propozua nga komiteti politik i partisë PiS, Mateusz Morawiecki, dikur këshilltar i ekonomisë në kabinetin e Donald Tusk.

“Në krye të partisë është vendosur ministri i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik, Mateusz Morawiecki”, u tha gazetarëve, zëdhënësi i partisë Beata Mazurek.