Drogba, i kërkon falje tifozëve portugezë

Imazhet e Didier Drogba, që bënte shaka sikur frikësohej, pasi mësoi se Chelsea do të luajë me Benfica në Champions, kanë acaruar tifozët portugezë. Videoja, ku shihet Frank Lampard buzëqesh me gjestin e kolegut, ka ngjallur reagime ofenduese. Agjent i Didier Drogba ka reaguar për të lehtësuar tensionin midis sulmuesit të Chelsea dhe tifozëve të Benfica. Thierno Seydi tha se nuk ishin në dijeni të këtij xhirimi “Drogba dhe unë kurrë nuk e dinim që kjo video do të publikohej në Portugali. Unë kam biseduar me të në lidhje me atë dhe unë mund të garantoj se Drogba ka shumë respekt për Benfica. Në qoftë se kjo kishte ndodhur me çdo ekip tjetër në barazim unë jam i sigurt se ai do të reagonte njësoj. Njerëzit nuk duhet të ngatërrojnë gëzimin me mungesën e respektit”, shprehet ai.

Comments are closed.