Drogba kryen testet. Përfundimisht, lojtar i Galatasaray

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Didier Drogba mund të quhet zyrtarisht një futbollist i Galatasaray. Ish-sulmuesi i Chelsea ka kaluar me sukses testet mjekësore të zhvilluara në Stamboll dhe pasi të bëjë prezantimin do të vendoset në dispozicion të trajnerit Fatih Terim dhe mund të luajë që në ndeshjen e kësaj fundjave në kampionatin turk. Transferimi i Drogba në Turqi ishte një nga më të bujshmit në merkaton e janarit. Galatasaray shpenzoi 6 milionë euro për futbollistin që ka nënshkruar një kontratë 18-mujore. Vetë sulmuesi do të përfitojë rreth 4 milionë euro, plus 15 mijë euro bonus për çdo ndeshje të luajtur. Gjithsesi, ky transferim ka sjellë shumë polemika. Sipas Shangai Shenua, skuadra që kishte pronësinë e kartonit të Didier Drogba, kalimi i tij në kampionatin turk është bërë pa miratimin e klubit dhe për këtë arsye kinezët e kanë çuar çështjen në FIFA. Drogba vonoi transferimin në Stamboll pasi ishte i impenjuar me kombëtaren e Bregut të Fildishtë në Kupën e Afrikës. Fituesi i Ligës së Kampioneve në sezonin e fundit me Chelsea, u largua nga Londra verën e shkuar për të provuar një aventurë në kampionatin kinez me formacionin e Shangai Shenua. Ambientimi atje ishte i vështirë dhe Drogba preferoi të kthehej sërish në Europë, duke pranuar ofertën e Galatasaray. Te skuadra turke ai do të gjejë ish-mesfushorin e Inter Ëesley Sneijder, ndërsa të dy mund të aktivizohen në Ligën e Kampioneve, ku Galatasaray do të luajë më 20 shkurt kundër Schalke 04 ndeshjen e parë për 1/8 e këtij kompeticioni.

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here