Duhanpirja tek të rinjtë, vesi ‘trashëgohet ‘ nga prindërit

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

 

Në shumë veprime fëmijët imitojnë të rriturit.  Vitet e fundit është vënë re se fëmijët imitojnë më së shumti nga prindërit vesin e duhanpirjes. Sipas një studimi 50 për qind e të rinjve thonë se e kanë nisur duhanin, pasi kanë parë prindërit e tyre, që e konsumojnë atë. Ata pranojnë se cigaren e parë e kanë konsumuar në moshë shumë të hershme pa i njohur dhe kuptuar dëmet, që sjell duhani në organizëm. “50 për qind e grupmoshave të reja që përdorin duhan kanë një nga prindërit duhanpirës. Kjo tregon ndikimi që kanë prindërit në vesin e duhanpirjes në grupmoshat e reja. Njëkohësisht 1/3 e të rinjve që kanë provuar duhanin e kanë provuar para moshës 10-vjeçare. Prandaj i bëjmë thirrje prindërve, mos ti lënë fëmijëve zakonin e të pirit duhan”, tha Roland Shuperka, Specialist i duhanit, ISHP. Shuperka thotë se numrin e cigareve të konsumuara mund të ulje, por dhe shumë duhanpirës do të detyroheshin ta linin atë nëse ligji kundër produkteve të duhanit do të zbatohej. Ky ligj shton ai s’po gjen më zbatim, pasi inspektorët sanitarë në te gjithë vendin nuk kryejnë siç duhet detyrë. “Kërkohet zbatimi i ligjit antiduhan, i cili për fat të keq, për një mosreformim të Inspektoratit Sanitar Shtetëror po e çon këtë ligj në moment më të vështirë të zbatimit të tij. Moszbatimi i këtij ligji është me pasoja të mëdha në shëndetin publik, në ekonominë shqiptare”, vijon Shuperka. Studimi është kryer në 60 shkolla të vendit. Ndërsa pyetësorit i janë përgjigjur afro 4600 nxënës së arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here