Dukesha Kate merr pjesë në paradë, ushtarit i bie të fikët…

Dukesha e Cambridge ishte rrëzëlluese sot kur ajo mori pjesë në një paradë ushtarakësh në Ditën e Shën Patrikut. Kate vishte një elegant kostum ngjyrë jeshile dhe në kokë kishte vënë një kapele kafe. Për herë të parë ajo merrte pjesë e vetme në një ceremony ushtarake. Sharmi i saj dhe buzëqeshja e saj bëri që një nga ushtarët e rinj të binte përtokë. U desh ndihma e shokëve që ai të përmendej-shkruan Daily Mail. Por në fakt përveç sharmit të dukeshës, ajo që e ka dëmtuar ushtarin ka qenë uniforma e nxehtë që ai mbante prej orësh. Kate siç raportojnë mediat britanike ia doli shumë mirë mbanë të ishte në lartësinë e duhur në këtë ceremoni, në të cilën morën pjesë mbi 40 ushtarakë të lartë. Anëtarët e familjes mbretërore në këtë ditë , prej 100 vitesh tashmë, kanë marrë pjesë në paradën e Batalionit të Parë të Gardës Irlandeze. Familjarë, shokë dhe veteranë mblidhen në një paradë në sheshin e Mons Barracks nëAldershot ndërsa 450 ushtarë nga ky Batalion marshojnë të veshur në tunikat e tyre të rënda dhe tipike.

Comments are closed.