Dule në koalicion me PS

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka firmosur sot marrëveshjen paraelektorale me Partinë Socialiste. Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka vendosur për marrëveshjen pas takimit me kreun e PS-së, Edi Rama në selinë e PS-së. Në një konferencë të përbashkët për mediat, Rama e Dule kanë deklaruar se marrëveshja është një kontribut për forcimin e aleancës opozitare në vend. “Pas katër vitesh opozite me vizion e objektiva të qarta është momenti më kulmor që
për vendin, shoqërinë dhe qytetarët të realizohet rotacioni i shumëdëshiruar, për t’i hapur vendit perspektivën e integrimit në BE. Ky bashkëpunim besoj se do të ketë kontributin sado modest edhe nga ana jonë”, tha Dule. Ndërsa Rama e cilësoi marrëveshjen si vazhdim të koalicionit opozitar.