Dule: Për PBDNJ nuk ka më KQZ, heqja e anëtarit nga KZAZ është një farsë

 

Një ditë pas prezantimit zyrtar në KQZ, janë shfaqur edhe perplasja e pare mes aleatëve të koalicionit opozitar. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi se nuk e njeh vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që anëtarin e kësaj partie në KZAZ ia kaloi Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Kërkesa e LSI-së, miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për të marrë anëtarin e PBDNJ-së në Komisionet Zonale, ka sjellë edhe fërkimet e para mes aleatëve të koalicionit të majtë.  Gjatë një konference për shtyp, Vangjel Dule kërkoi riformatimin e KQZ-së për të garantuar zgjedhje të lira. Gazetarët i theksuan Dules se as aleatet e tij te PS-së dhe LSI-së nuk e njohin KQZ-ne, por pavarësisht nga kjo, i kërkuan këtij institucioni t’i heqë PBDNJ-së anëtarin e KZAZ-së. Kreu i PBDNJ-së bëri të ditur se takimi me kryetarët e strukturave lokale të partisë përcaktoi edhe sloganin e kësaj force politike në zgjedhje, që do të jetë “Vetëm Europianë”.