Aktualitet

Durrës / 2,5 ton drogë drejt Italisë, arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë (Emrat)

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Dy punonjës policie në Pikën e kalimit kufitar, Durrës, një doganier në Doganën e Portit, Durrës, si edhe një agjent doganor janë arrestuar për kamionin me 2.5 ton drogë drejt Italisë. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda është evidentuar se, për kalimin e kamionit të ngarkuar me 2.5 ton lëndë narkotike, janë krijuar kushtet nga zyrtarë publikë, të cilët kanë mundësuar kalimin lirisht të kamionit nga porti i Durrësit deri në portin Ankona në Itali.
Për këtë arsye, nga ana e Prokurorisë për Krime, të Rënda është urdhëruar gjithashtu ndalimi i efektivëve të Drejtorisë së Policisë së Kufirit dhe Emigracionit, Durrës, Gëzim Dervishidhe Agron Kapllani , si edhe për doganierin Altin Katundi, e agjentin doganor Mikail Hila.

Një ditë më parë u arrestua Festim Lelaj, aktualisht nënkomisar në Komisariatin e Fierit është i cili u vu në pranga pas një urdhër ndalimi të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ai akuzohet e është koordinator i një grupi të trafikut të drogës që në janar të këtij viti ka trafikuar nga porti i Durrësit 2.5 ton kanabis sativa të fshehura në një kamion. Në pranga janë vënë po gjatë së martës edhe Skënder Siceqa dhe Arbi Mustafa.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here