Durrës, 6 automjete të bllokuara. ishin trafikuar nga Europa

 

Gjashtë automjete të trafikuara nga vendet e Europës perëndimore janë bllokuar në Durrës. Sipas policisë, një pjesë e mirë e tyre ishin dhe mjete të tonazhit të rëndë. Për to policia ka nisur procedim penale në gjendje të lirë ndaj tre personave. Materialet procedurale lidhur me rastet iu përcollën për ndjekje  Prokurorisë Rrethit Durrës e Kruje për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”, ndërkohë që operacioni në fjalë po vijon ende.