Durrës, arrestohen për vjedhje 2 punonjës banke

Dy punonjës banke janë vënë në pranga, pasi akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën. Sipas njoftimit, Ardian Asllani dhe Nelion Delliallisi, të dy banues në Durrës, punonin si oficerë kredie në një bankë lokale  dhe pas kallëzimit të saj u konstatua se në prill dhe qershor të vitit të kaluar duke përfituar nga pozita e tyre si oficer kredie, ata kanë marrë nga debitorët përkatës shuma të ndryshme parash dhe megjithese duhet të bënin kalimin e këtyre shumave në llogari të shoqërisë, ata nuk i kanë kryer këto derdhje, por këto shuma i kanë përfituar për vete. Këta shtetas akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyren” dhe të “Fallsifikimit të dokumentave”. Prokuroria e rrethit gjyqësor Durrës, vijon hetimet mbi mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në këtë çështje.