Durrës, plagoset në oborrin e shtëpisë 30 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në Sukth të Durrësi. 30-vjeçari Artan Destani ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Nga të dhënat e parë mësohet se Destani ka qenë duke pirë kafe në verandën e banesës së tij, kur është qëlluar me armë zjarri.  Mësohet se autori i ngjarjes është fqinji i tij, ndërkohë që mbeten ende të paqarta shkaqet e plagosjes. 30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin e autorit dhe nisi hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes.

Comments are closed.