Një nga qytetet më të vjetër të Shqipërisë. Si vendbanim ilir i fisit Taulant, ka të dëshmuar jetën e tij që në prehistori, bazuar në gjetjet arkeologjike dhe dëshmive të autorëve antikë. Ka mbijetuar në shekuj deri në ditët e sotme. Qendër e rëndësishme portuale, administartive, kishtare, ekonomike, tregtare, politike, etj në shekuj, e kurdohere i pranishem në historinë e Pellgut të Mesdhjeut, veçanërisht në Detin Adriatik.
Muzetë dhe objektet e monumentet e vizitueshme, si dhe vetë qyteti me rrethinat e afërme të Durrësit i pasqyrojnë më së miri vlerat historike, arkeologjike, etnografike, natyrore e urbanistike. Turisti i huaj e vendas ka se çfarë të shohi në qytetin tonë, përveç një akomodimi gjithënji e më cilësorë.

Amfiteatri, ndërtim i fundit të shek.I fillimi i shek.II pas.K., ndër monumentet e këtij lloji nga më të mëdhenjtë e perandorisë romake, dhe i vetmi në vendin tonë. Merrte deri në 15.000 spektatorë, elipsi i tij me permasa 120×101 m, dhe boshti i arenës 61x42m.Prania e tij është pikë referimi në organizimin urbanistik të qytetit.
Termat publike, ndërtim i shek.I pas.K., ndodhet nën themelet e Pallatit të Kulturës e teatrit “Aleksandër Moisi”.

Arti i mozaikut, shumë prezantues në Durrës, çka dëshmon për një art muziv në shekuj në këtë qytet, me shkollë e atelie mozaiçistësh. Kështu përmendim:
Mozaiku “Bukuroshja e Durresit”, i gjysmës së dytë të shek.IV para.K., zbuluar gjatë Luftës së Parë Botërore, nga trupat austro-hungareze , prej arkeologut austriak Praschnicher, rizbuluar në vitin 1947 në bazë të koordinatave të lëna prej tij, sot i ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Mozaiku “Me Hipokamp”, në lagjen nr.3, zbuluar në vitin 1947, bardhë e zi, i përket një godine luksoze, të periudhes romake, datohet e shek. I mbas.K.
Mozaiku “i Amfiteatrit”, i ndërtuar në kapelen e vogël të këtij monumernti . Mozaik shumë ngjyrsh paraqet shenjtorët Stefan, Sofi e Irene, si dhe figura laike e perandorit Aleksandër. Ka mendime të ndryshme për datimin e këtij mozaiku, si shek.VI mbas.K., e disa të tjerë në shek.X.
Mozaiku i “ Bazilikës së Arapjat”, mozaik shumë ngjyrsh, me dy emblema, njera e Eukaristisë, dhe tjetra Bukolike, me siperfaqe 54 m.q.në aneksin funerar, martirium, të kësaj bazilike, datuar në shek.VI mbas K., mozaik me vlera të radha artistike, për nga kompozimi dhe realizimi artistik.