Categories
Eventet e Fundit

Dy çamarokët

[tabs tab1=”Data / Ora” tab2=”Vendi”]
[tab id=1]Data: 08/03/2015
Orari: 11:00 to 12:00 [/tab][tab id=2] Teatrin e Metropolit, në sallën “Çehov”[/tab][/tabs]

Dy çamarokët është shfaqja për fëmijë në Teatrin e Metropolit e cila vjen në skenën e këtij teatri ditën e diel, ora 11:00, në sallën “Çehov”.

Historia e derrkucit Bol, arushit Pipi dhe pulës grindavece e shkruar nga autori Llukan Xhagjika, vjen në skenë nën regjinë e Suela Xhonuzit.

Interpretojnë: Lidja Jahollari, Andërrjon Nafizi dhe Aleksandër Nikolli.

Kostumet nga Ina Elezi dhe skenografia nga Hysni Loka.

Koreograf është Albi Minarrolli.

Drejtor artistik është Suela Konjari.

Sinopsi: Derrkuci Bol dhe arushi Pipi janë dy shokë. Atyre nuk iu pëlqen aspak të mësojnë në shkollë. Janë në të njëjtën klasë dhe kanë mësuese një pulë që e kanë “tërbuar” me budallallëqet e tyre. Një ditë të bukur mësuesja i kapi në klasë duke luajtur dhe duke u tallur me të. Kështu ajo i teston në matematikë, abetare, gjimnastike madje dhe kërcim. Mësuesja i dërgon në pyll për të mbledhur gjethe dhe fruta të ndryshme. A do t’ia dalin Pipi dhe Boli të kryejnë të paktën këtë detyrë?

Regjisorja Xhonuzi ka përdorur mjaft lojëra argëtuese dhe edukative në këtë shfaqje e cila zgjat rreth 45 minuta.

Për më tepër informacion: Tel : +355 42 270 668

Burimi: Drejtoria e Turizmit & Promovimit të Qytetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *