Dy veshje konfuze, brenda një dite për Katie Holmes

Është një nënë e angazhuar me veprimtari të ndryshme, ku më kryesoret është rritja e vogëlushes 5-vjeçare Suri. Por Katie Holmes, vijon të jetë në qendër të kritikave të medias për përzgjedhjen e stilit të veshjes, por jo vetëm. Bashkëshortja e aktorit Tom Cruise vazhdimisht është kritikuar edhe për modelin e flokëve të saj, ndërkohë që sërish është fotografuar duke nxituar me flokët e laguar.  Ajo mbante veshur një fustan ngjyrë portokalli dhe sipër kishte veshur një xhaketë ngjyrë kafe që e kombinonte me çizme të shkurtra dhe kapelen. Por më vonë ajo është parë duke dalë nga hoteli së bashku me Surin e veshur me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve me lule të vogla ngjyrë pink, ndërkohë që xhaketa ishte ë njëjta ashtu sikurse edhe çizmet.

Comments are closed.