Bashkëshortja e tij, me të cilën kishte jo pak por 18 vite diferencë, ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por kjo nuk e ka penguar një 42-vjeçar nga Durrësi që ta shqetësonte atë në mënyrë të vazhdueshme.

42-vjeçari M.H. ishte kthyer në makth për 24-vjeçaren S.A., e cila kohë më parë e kishte denoncuar për ushtrim dhune.

Gjykata ishte shprehur në favor të 24-vjeçares, duke e pajisur gruan e re me urdhër mbrojtjeje.

Por bashkëshorti i saj 42-vjeçar duket se nuk mund të rrinte dot pa e shqetësuar në të gjitha mënyrat e mundshme.

Një ditë më parë, ai ishte duke e përndjekur sërish në momentin kur 24-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e forcave të rendit.

Këta të fundit kanë arrestuar në flagrancë 42-vjeçarin. /Syri.net