Të tjera detaje janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Divjakë të Lushnjes, ku pronari i një lokali në fshatin Goriçaj, vrau me armë gjahu 42 vjeçarin Judmill Stambolliu, banues në të njejtin fshat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:40 në një lokal në qendër të fshatit, ndërsa viktima Judmir Stambolliu ka ndërruar jetë rrugës për në spital si pasojë e plagëve të marra.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes, Petrit Toromëni, 42 vjeç, pronari i lokalit ku ka ndodhur dhe ngjarja.

Policia bën me dije se sherri ka nisur pas një konflikti, ku dyshohet se shkak u bë sjellja e tepruar e viktimës ndaj gruas së pronarit të lokalit.

Viktima, pasi kishte konsumuar alkool i kishte hedhur fjalë gruas së pronarin e pastaj dyshohet se zgjati duart që ta prekte. Pas kësaj ka plasur sherri mes dy burrave.

Pronari i lokalit, u ngjit në banesë, rrëmbeu armën e gjahut dhe e qëlloi klientin. Kur e ndaloi policia ai nuk bëri asnjë rezistencë.

Gjithashtu bëhet me dije se viktima kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ishte dënuar me 11 vite heqje lirie për shfrytëzim prostitucioni.

Mësohet se ai kishte lënë qelinë në fillim të vitit 2017. 42-vjeçari Judmir Stambolliu, i cili u qëllua me çifte nga Petrit Toromani, ishte person me precedentë penalë. /b.l/noa.al/