The Economist: Emrat e terminaleve në Ballkan, një mënyrë për të tërbuar fqinjët
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

E përjavshmja britanike ‘The Economist’ i ka kushtuar një analizë çështjes së emërimit të aeroporteve në Ballkan.

Në aritkullin me titullin ‘Terminale me qëllim: Riemërimi i aeroporteve në Ballkan me qëllim të nervozizmit të fqinjit’, kjo revistë shkruan se ‘terminalet e aeroporteve në Ballkan janë asisoj që të tërbojnë fqinjët’, përcjell Konica.al.

“Një hapësirë e re ishte hapur në mars në Zagreb, kryeqyteti i Kroacisë. Ai u riemërua sipas Franjo Tuxhmanit, babai i lëvizjes për pavarësinë kroate. Ai ka zhvilluar një luftë të rreptë kundër serbëve kroatë, të cilët të përkrahur nga Serbia patën krijuar një republikë jetëshkurtër në territorin e Kroacisë. Shumica e serbëve u zbuan nga Kroacia”, shkruan artikulli.

‘The Economist’ shkruan se serbët e emëruan qysh në vitin 2006 aeroportin e Beogradit me emrin e Nikolla Teslës, për të cilin kroatët thonë se është i tyre.

Tutje, artikulli përmend edhe emërimin e Aeroportit të Prishtinës sipas komandantit të UÇK-së Adem Jashari.

“Jashari ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra me dhjetëra anëtarë të familjes së tij të gjerë gjatë rrethimit serb më 1998. Sot ai është hero për shqiptarët e Kosovës, por për serbët ai është një djall”, shkruan revista britanike, përcjell Konica.al.

Së fundmi, vëmendja e artikullit bie mbi zënkat mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Greqia konsideron se emri i Maqedonisë nënkupton një shtysë territoriale për një pjesë të Maqedonisë historike në Greqi. Maqedonasit në vitin 2007 ndryshuan emrin e Aeroportit në ‘Leka i Madh’, i cili ndahet nga të dyja vendet. Sidoqoftë, qeveria e re në Maqedoni dëshiron marrëdhënie të mira me Greqinë, prandaj është i mundur që të riemërohet”, përfundon artikulli i ‘The Economist’.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *