Edhe aktorja franceze Emmanuelle Beart, e penduar nga kirurgjia plastike

Emmanuelle Beart, e konsideruar si një ndër aktoret më të bukur franceze, është renditur në “listën”, e aktoreve të penduara nga kirurgjia plastike. “Kam bërë operacion plastik tek buzët kur isha në moshën 27 vjeçare, por ka qenë një telash i vërtetë”, shprehet ajo. Në një intervistë për të përditshmen «Le Monde», aktorja ka treguar të vërtetën për operacionet e shumta plastike që ka kryer mbi fytyrën e saj, dhe sidomos për transformimin e çuditshëm të buzëve. “Kam bërë operacion plastik tek buzët kur isha në moshën 27 vjeçare, pranon aktorja e cila sot është 48 vjeç, sepse nuk më pëlqenin, por ka qenë një telash i vërtetë. Nga ana tjetër kur një person vendos të bëjë operacion plastik një pjesë të trupit, e merr këtë vendim sepse nuk mund të durojë dot më atë pjesë të trupit me difekt dhe gjen forcën për të luftuar duke iu drejtuar kirurgjisë plastike”, shton ajo. Po ashtu aktorja e mrekullueshme Emmanuelle tregon se ndërhyrja është një gjë tepër serioze, sepse është diçka që prek direkt shpirtin tonë. “Kështu që nuk mund të shpreh ndonjë gjykim për ato femra që kanë bërë operacione estetike, sepse besoj është një gjë personale, e lidhur ndër të tjera edhe me mungesën e besimit. Nëse buzët e mia do të më kishin pëlqyer siç ishin, nuk do të kisha bërë operacion plastik. Por sot mund të them se jam kundër kirurgjisë estetike dhe ideja e rikthimit më terrorizon, sepse kam përjetuar momente shokuese. Në të njëjtën kohë, duhet të pranoj se plakja nuk është e lehtë, sidomos kur je një femër dhe je aktore. Pesonalisht nuk e di sesi do t’ia arrij. Për fat të mirë është teatri, atje nuk ka rëndësi fiziku që ke, por e rëndësishme është ajo që do i transmetosh publikut”, rrëfehet aktorja franceze, e cila aktualisht është në skenën e teatrit “La Colline” në Paris me pjesën “Se Trouver”, të Luigi Pirandello.

Comments are closed.