Edhe Julia Roberts kundër botox

“Pasqyrë moj pasqyrë, kush është më e bukura në botë?”. Janë këto fjalët e artikuluara nga aktorja e famshme, Julia Roberts, gjatë interpetimit të saj në filmin “Borëbardha”, e cila pritet të dalë në sallat e kinemasë italiane, më datën 4 prill. Sigurisht që deri më sot, asnjëherë nuk është parë ndonjë shtrigë kaq e bukur, por truku qëndron në qendër. Ky lloj filmi tregon trajtimin e bukurisë ku Mbretëresha lufton për të mundur rrudhat, celulitin dhe çdo lloj parregullsie tjetër. Pa dyshim” që metodat e saj janë tepër natyrale që nga njëra anë të bëjnë për të qeshur por edhe të frikësojnë nga ana tjetër. Por që të bëjnë edhe të mendosh për kërkimet për “rininë me të gjitha kushtet”, edhe nëse ato janë ekstreme dhe të çuditshme dhe që pushtojnë vipat (për fat të keq edhe femrat e thjeshta), dhe që shumë shpesh përfundojnë me rinovimin e fytyrës dhe të trupit. Dhe pikërisht për këtë propozim, Julia Roberts është shfaqur kundër botox. “Një herë më injektuan botoks dhe fytyra më ngeli me një shprehi habie që nuk e ndryshoja dot më. Kjo gjë nuk më pëlqeu. Kam tre fëmijë dhe ata duhet ta dinë në çdo moment gjendjen dhe ndjenjat nëpërmjet mimikës. Kjo është thelbësore. Nuk gjykoj askënd. I respektoj ata që injektojnë botoks dhe që ndihen mirë me veten”, shprehet protagonistja e ‘Preety Woman’.

Comments are closed.