Tech

Edhe Nokia do të ecë me hapin e kohës si Apple dhe Samsung?

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

nokia androidKompania Nokia duket se do të bëjë lëvizje tepër befasuese dhe që ka ngjallur një habi të madhe në treg dhe ndër konsumatorë. Ajo ka disa ditë që ka kthyer profilin e saj në Facebook dhe Twitter në ngjyrën jeshile.

Faqja e mirënjohur teknologjike Boy Genius Report njofton se Nokia do të lançojë shumë shpejt (e konfirmuar) telefonin e saj më të ri- në sistemin android, si kurrë më parë. Ky telefon do të quhet Android Nokia X. Ndryshimet që do të ketë ky produkt ndryshe nga androidët e tjerë do të jenë: këta telefona mund të përdorin vetëm motorin e kërkimit Google dhe aplikacionet e tij, si Outlook, Skype, OneDrive, Google Play ose Google Maps. Telefoni do të ketë ekranin 4 inç, procesorin Qualcomm S4, kamerën 3 megapikselë, memorien e brendshme 4 Giga dhe RAM 512 Megabyte.

Prezantimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij muaji në Mobile World Congress.

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here