Ekonomia e vendit ‘primitive’, sektori i bujqësisë dominon me 19%
Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Edhe pse Shqipëria nuk plotëson as 50% të nevojave të konsumit të brendshëm me prodhime bujqësore, sektori i bujqësisë ka peshën më të lartë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto në Europë, madje me një diferencë të thellë.

Sipas të dhënave nga databaza e Bankës Botërore që i përkasin vitit 2017, bujqësia zuri 19% të PBB-së me një diferencë prej 10 pikë përqindje me Kosovën si vendi i dytë me peshën më të lartë të bujqësisë në Europë.
Siç shihet nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm, pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare është së paku 6 herë më e lartë se mesatarja e Europës dhe trefishi i mesatares rajonale.

Në Maqedoni, bujqësia zuri 7.9% të PBB-së, në Malin e Zi 6.8%, në Turqi 6.1%, në Serbi 6%, në Bosnjë 5.6% dhe në Kosovë 9.1%. Pesha e sektorit vjen gjithnjë e në ulje në vendet e Europës ku pesha e bujqësisë luhatet mes 0.5 deri në 3% të PBB-së.

Gjithashtu Shqipëria u rendit 36-ta në botë për peshën e lartë të bujqësisë në ekonomi, në krah të vendeve afrikane.

Sipas statistikave të Bankës Botërore, struktura e ekonomisë së rajonit ku përfshihen Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia dominohen nga shërbimet, të cilat zënë nga 51-71% të ekonomisë në varësi të vendeve.

Shqipëria edhe pse ka 316 kilometër vijë bregdetare, industria e shërbimeve zë peshën më të ulët në ekonomi në vetëm 51%, në krahasim me vendet e tjera. Në Maqedoni, sektori i shërbimeve zë 64% të ekonomisë, në Malin e Zi mbi 71% për shkak se vendi fqinjë e ka zhvilluar ekonominë bazuar në industrinë e turizmit nëpërmjet modelit të resorteve.

Në Bosnjë, sektori i shërbimeve zë 64.8% të ekonomisë, në Serbi 59%, ndërsa në Kosovë 57.4%.

Ndryshe nga rajoni, bujqësia paraqitet dominante në strukturën ekonomisë shqiptare. Edhe pse vendi ynë është një importues neto i prodhimeve bujqësore, ka copëzimin më të lartë të tokës në krahasim me rajonin dhe me një zhvillim spontan të paorganizuar, pesha e bujqësisë në strukturën e ekonomisë është gati sa trefishi i rajonit.

Manifaktura është ajo që bën diferencën. Në rajon, kjo degë ka dyfishin e peshës në krahasim me Shqipërinë. Në vendin tonë, ajo zë vetëm 5.6% të peshës në ekonomi, ndërsa në Bosnjë 13.2%, në Kosovë 13.2% në Maqedoni 11.8% të ekonomisë, në Malin e Zi, 4.9% dhe Serbia ka peshën më të lartë të manifakturës në ekonomi, me 19.1%. / Monitor.al

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
News Reporter

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *