EKSKLUZIVE/ Ministria e Punës publikon kriteret që duhen plotësuar për punësimin në shtetin italian

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Itali, kandidatët që hyjnë në intervistën për punësim

 Lista e plotë e kandidatëve që zhvillojnë intervistën në Tiranë dhe në qarqe. Kandidatët që mund të aplikojnë për punësim dhe afati i fundit për regjistrim

Ministria e Punës ka publikuar listën e plotë të personave që do të zhvillojnë intervistën përzgjedhëse me përfaqësuesit italiane, për punësimin në Itali.

Intervistat do të zhvillohen në Qendrën Publike te Formimit Profesional Nr. 1 në Tiranë, pranë zyrave të ACLI-it, në Rr. “Don Bosko”, në Shkodër. Nga këto intervista do të përzgjidhen 200 shtetas shqiptarë që do të marrin pjesë në kurset e formimit gjuhësor dhe profesional dhe të gjuhës e kulturës italiane. Burime pranë Ministrisë së Punës konfirmojnë se përzgjedhja e kandidatëve bëhet në kuadër të Memorandumit të mirëkuptimit, të nënshkruar në datën 19 korrik 2011 ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale të Republikës Italiane, që ka të bëjë me zbatimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit dypalësh në fushën e migracionit për arsye punësimi, të nënshkruar në datën 2 dhjetor 2008. Në kuadër të bashkëpunimit të lartpërmendur, me qëllim promovimin e mekanizmave të kualifikimit të flukseve migratore drejt Italisë, Ministria e Punës dhe Politikave Sociale e Republikës së Italisë – Drejtoria e Përgjithshme e Imigracionit dhe Politikave të Integrimit – ka përzgjedhur, përmes procedurave të shpallura publikisht, disa projekte formimi që do të realizohen në Shqipëri”.

Kujt i drejtohet ky njoftim

Ky njoftim u drejtohet të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët:

– Kanë mbushur moshën tetëmbëdhjetë vjeç,

– Janë të interesuar të zhvillojnë një aktivitet punësimi në Itali në sektorët e renditur në pikën 4 në vijim,

– Nuk kanë qenë të dënuar nga organet gjyqësore ose në ngarkim të të cilëve nuk janë hapur procedime penale,

– Nuk janë të shënuar në sistemin SIS (Schengen Information System) si të papranueshëm në territorin e vendeve të zonës Schengen (në bazë të nenit 32, Titulli III i kodit komunitar të vizave),

– Nuk zotërojnë leje qëndrimi për arsye pune në Itali apo leje qëndrimi afatgjatë.

Sektorët e punësimit

Sektorët e punësimit për të cilët mund të paraqiten kandidaturat janë si më poshtë:

– Hoteleri – Turizëm

– Punonjës metalesh dhe mekanikë

– Fizioterapi dhe Teknikë Ortopedike

– Pastrim dhe mirëmbajtje e thjeshtë

Mënyrat e regjistrimit të kandidaturave

Kandidaturat do të mund të paraqiten deri më 5 prill 2013 (në oraret e funksionimit të zyrave), duke plotësuar një formular të posaçëm regjistrimi, i cili mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (www.mpcs.gov.al) si edhe pranë të gjitha Sporteleve të Migracionit. Formulari i plotësuar i regjistrimit duhet dorëzuar personalisht, së bashku me një dokument identifikimi, në Sportelet e Migracionit pranë Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, ku do të merret një kod personal për kryerjen e regjistrimit. Regjistrimi është i mundur në Sportelet e Migracionit në qytetet e treguara në vijim: Berat, Bulqizë, Burrel, Delvinë, Devoll, Durrës, Elbasan, Ersekë, Fier, Gjirokastër, Gramsh, Has, Kavajë, Korçë, Krujë, Kuçovë, Kukës, Laç, Lezhë, Librazhd, Lushnjë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Mirditë, Peqin, Peshkopi, Pogradec, Pukë, Përmet, Sarandë, Shkodër, Skrapar, Tepelenë, Tiranë, Tropojë, Vlorë. Kandidatët mund të regjistrohen vetëm në Sportelin e Migracionit të rajonit të tyre administrativ. Nuk do të merren parasysh kandidaturat që do të mbërrijnë mbas orës 14:00 të datës 5 prill 2013. Kandidatëve duhet të specifikojnë, në formularin e regjistrimit, çdo vërtetim apo certifikatë të marrë, veçanërisht për sa i përket njohjes së gjuhës italiane. Për shembull, këshillohet të tregohet kryerja e kurseve të gjuhës italiane pranë Institutit Italian të Kulturës apo qendrave të tjera të formimit, shkollat dygjuhëshe, shkollat që janë pjesë e programit Iliria, përvoja studimi në Itali, etj.

Procesi dhe kriteret e përzgjedhjes

Procesi i përzgjedhjes parashikon pesë faza të veçanta:

– Para-përzgjedhja e bazuar mbi kandidaturat (për t’u futur në intervistë).

– Intervista përzgjedhëse tekniko-motivuese (për t’u futur në kurset e formimit). Intervista përzgjedhëse tekniko-motivuese (për t’u futur në kurset e formimit).

– Frekuentimi i kursit të formimit.

– Provimi përfundimtar për të verifikuar aftësitë dhe shkallën e njohjes së gjuhës italiane (vetëm për personat që do të kenë ndjekur të paktën 80% të orëve të kursit formimit)

– Regjistrimi në listat e preferencës me qëllim punësimin në Itali, mbi bazën e rezultatit të provimit përfundimtar.

OSMAN DEDJA

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here