EKSKLUZIVE/ Urdhri i Mjekëve: Regjistrimi për në provim, deri më 11 prill

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Mjekët dhe stomatologët, rregullat e reja për Provimin e Shtetit

 Dosja e plotë me dokumentet që duhet të dorëzojnë aplikantët që marrin pjesë për herë të parë në provim, si dhe ata që nuk rezultuan kalues në provimin e fundit. Formulari i aplikimit

Në muajin maj do të zhvillohet sesioni i radhës i Provimeve të Shtetit. Këtij provimi i nënshtrohen personat e diplomuar në fushën e mjekësisë në degët: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci. Po kështu, i nënshtrohen kandidatët, të cilët diplomohen në të gjitha fakultetet e Infermierisë, përfshirë këtu Institucionet e Arsimit të Lartë Publik dhe Privat, në degët: Infermieri e Përgjithshme, Mami, Fizioterapi, Imazheri, Logopedi dhe Teknik Laboratori. Gjithashtu, këtë vit është zhvilluar, për herë të parë, Provimi i Shtetit për të diplomuarit në mësuesi. Sa u përket të diplomuarve në mjekësi, Urdhri i Mjekëve ka publikuar edhe rregullat që duhen ndjekur nga kandidatët për t’u regjistruar në këtë sesion provimesh. Konkretisht, në mbështetje të ligjit 10171, datë 22.10.2009, “Për Profesionet e Rregulluara në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të Rregullores së Provimit të Shtetit”, deri më 11 prill 2013, pranë zyrave të Këshillit Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve fillon regjistrimi zyrtar për Provimin e Shtetit.

Dokumentet që duhen dorëzuar për regjistrim

Sipas Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, lista e dokumenteve që i bashkëngjitet kërkesës për regjistrim për Provimin e Shtetit (për Mjekët e Përgjithshëm dhe Mjekët Stomatologë) në Këshillin Kombëtar të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë janë: Kërkesë me shkrim për regjistrim (kjo kërkesë behet nga kandidati, në Format A4 me kompjuter); Formulari i Aplikimit (shkarkohet ne faqen e internetit www.urdhrimjekeve.org.al); Fotokopje e letërnjoftimit; Fotokopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare; Fotokopje e noterizuar e suplementit të diplomës, e lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë, në mungesë të tij lista e notave e noterizuar; Dorëzimi i librezës së Praktikës Profesionale (e plotësuar) lëshuar nga Këshilli Kombëtar i Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë; Raporti mjeko-ligjor; Dëshmi penaliteti; Vërtetim nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale; 2 fotografi të formatit të pasaportës.

 

Kandidatët që iu nënshtruan testit kohë më parë, të cilët nuk u kualifikuan

Burime pranë Urdhrit të Mjekëve konfirmojnë se në këtë sesion pjesëmarrës në provim mund të jenë edhe kandidatët që iu nënshtruan provimit në sesionet e mëparshme, por që nuk u kualifikuan. Për të gjithë ata që janë regjistruar zyrtarisht për Provimin e Shtetit në sezonet e mëparshme dhe nuk kanë mundur ta marrin atë dhe dëshirojnë të futen në provimin e ardhshëm, do të rinovojnë vetëm këto dokumente:

– Dëshmi Penaliteti;

– Raportin mjeko-ligjor;

– Vërtetimin nga prokuroria që nuk është në ndjekje penale.

“Suplementi i diplomës, nëse nuk do të dorëzohet në momentin e regjistrimit zyrtar për Provimin e Shtetit, do të dorëzohet në momentin e marrjes së Licencës nga Urdhri i Mjekëve. Hyjnë në Provimin e Shtetit të gjithë mjekët/stomatologët e diplomuar që janë regjistruar provizorisht tek Këshilli Kombëtar dhe kanë përfunduar praktikën

profesionale deri në datë 11 prill 2013, të parashikuar në rregulloret e Urdhrit të

Mjekëve të Shqipërisë”,- thonë specialistët pranë Urdhrit të Mjekëve.

OSMAN DEDJA

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here