Ekspozitë për genocidin serb në Kosovë, Basha: Heronjtë e popullit nuk duhen harruar

Në Muzeun Kombëtar në Tiranë është hapur sot, ekspozita për genocidin serb në Kosovë. Në hapjen e saj kanë qenë të pranishëm kryeministri Berisha, kryebashkiaku Lulzim Basha dhe pjesëtar të familjes Jashari. Në fjalën e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi se heronjtë e popullit nuk duhet të harrohen dhe se kujtimi i tyre është detyrim moral i popujve. “Kjo ekspozitë është një kontribut modest për të përkujtuar një nga pjesët më të vështira të kombit dhe për të dëshmuar se nuk do të harrojmë të shkuarën mbi të cilën po ndërtojmë të ardhmen. Është vetëm një hap i parë, ne sot jemi më të lirë se kurrë në historinë tonë, kjo nuk ka qenë aspak e lehtë. Kjo ekspozitë, është të mos harrojmë të shkuarën dhe heronjtë tanë”, u shpreh kryebashkiaku. Ai informoi gjithashtu se kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për 2 javët e ardhshme