Eventet e Fundit

Ekspozitë me pllakate e artistit hungarez Péter Pócs

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin
Data e fillimit: 06/02/2014
Data e mbarimit: 10/03/2014
Orari: 18:00
Vendndodhja: Galeria Kombetare e Arteve
Me datë 6 Shkurt 2014, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të hapë për publikun ekspozitën me pllakate të artistit hungarez Péter Pócs.

peter-pocs-postersMe datë 6 Shkurt 2014, ora 18.00, Galeria Kombëtare e Arteve ka kënaqësinë të hapë për publikun ekspozitën me pllakate të artistit hungarez Péter Pócs. Ekspozita tregon një përzgjedhje të veprave të këtij artisti duke u fokusuar kryesisht tek pllakati kulturor por që përfshin edhe disa kulme personale të artistit në pllakatin politik. Ai njihet për të dyja në nivel ndërkombëtar. Imazhet e tij, shumicën e kohës në skena dhe interpretime surreale, të mbrujtura me një seriozitet të thellë dhe pasion të fortë, gjejnë frymëzim në historinë e Hungarisë, dhe sidomos situatën politike të saj gjatë shekullit të 20, por disa nga punët e tij janë thellësisht universale, si në rastin e pllakateve që dëshmojnë rënien e komunizmit në gjithë Europën Lindore në vitet 1989-1990.

Pllakatet e Péter Pócs, të cilat vijnë si rezultat i përdorimit të një teknike individuale krejtësisht origjinale – bocete skulpturore të fotografuara në skena teatrale dramatike – kombinojnë ikonografinë personale surreale me elementë kulturorë, historikë, politikë, socialë etj, të një Europe midis dy botësh. Kur sheh materien e përdorur për to: balta, uji, mielli, kripa, argjila, është e pamundur të shmagësh asociimin me krijimin e Adamit të zanafillës, dhe as situatën e tij të mëpasshme. Pllakatet e Péter Pócs, të këtij demiurgu modern, e transhendojnë problemin akut politico-social të cilit i drejtohen dhe shtrojnë pyetje rreth kujtesës tonë historike në breza, apo gjendjes së njeriut në skenë apo jashtë saj, në jetë.

Që nga fundi viteve 80-të e deri në ditët tona Péter Pócs është fitues i shumë çmimeve në botë për pllakatin dhe sot ai është një nga figurat më të respektuara në këtë zhanër. Kjo është hera e parë që Péter Pócs ekspozon në Shqipëri. Nëpërmjet një gjesti të rrallë dhe bujar artisti do ti dhurojë fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve të gjithë pllakatet pjesëmarrës në këtë ekspozitë.

Me datë 6 Shkurt 2014, ora 11.30, në Galerinë Kombëtare të Arteve do të zhvillohet me mediat një konferencë për shtyp gjatë së cilës kuratori i ekspozitës Peter Fitz, drejtor i Muzeut Kiscelli të Budapestit, dhe stafi kuratorial, do ta prezantojnë këtë ekspozitë më gjerësisht.

Biografia e Artistit

Peter PocsPéter Pócs lindi me 14 shtator 1950 ne¨ Pe´cs, Hungari. Ai u diplomua ne¨ Shkolle¨n e Mesme Artistike ne¨ Pe´cs ne¨ vitin 1971 si arpunues dhe argjendar. Po´cs ka punuar si dizenjator grafike qe¨ nga viti 1972, duke le¨vruar kryesisht pllakatin kulturor, dhe me¨ rralle¨ ate¨ komercial. Ne¨ vazhdime¨si, nga vitet 80-te¨ (dhe pas ndryshimeve politike), Po´cs ka dizenjuar me¨ se¨ shumti pllakate te¨ karakterit politik. Udhe¨heqe¨sit e tij shpirte¨rore¨ ishin Henryk Tomaszewski, Waldemar S´wierzy dhe Gyo¨rgy Konecsni. Ai ka marre¨ pjese¨ ne¨ shume¨ ekspozita nde¨rkombe¨tare, bienale e trienale, duke qene¨ shpesh fitues i c¸mimeve si hungareze, si nde¨rkombe¨tare me krijimet e tij. Ai gjithashtu ftohet rregullisht te¨ marre¨ pjese¨ ne¨ simpoziumet nde¨rkombe¨tare te¨ pllakatit: ‘Hommage a` Max Ponti’, ’13 + Lautrec’, ‘Komunikim 2000’, ‘Mije¨vjec¸ari Hungarez’, ‘Familja Toulouse’, ‘Fe¨mije¨t jane¨ ritmi i bote¨s’, ‘Shkronjat e Bullgarise¨ Alfabeti i Evrope¨s’, ‘Sarajeve¨ 2014’). Ne¨ vitin 1991 Po´cs themeloi studion e tij, te¨ pe¨rbe¨re¨ vete¨m prej tij, te¨ quajtur Poster Design Studio. Ai mori c¸mimin Miha´ly Munka´csy pe¨r artin ne¨ vitin 1997. Po´cs themeloi shoqate¨n ‘Vetmia e Pllakatit Hungarez’ ne¨ vitin 2008. Ai mori Diplome¨n ‘Mjeshte¨r ne¨ Dizajnin Industrial’ nga Universiteti i Hungarise¨ Pere¨ndimore ne¨ vitin 2010. Kohe¨t e fundit jeton dhe punon me familjen e tij ne¨ Tirane¨.

Galeria Kombëtare e Arteve
Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Tiranë,
Tel: 00355 4 222 60 33 info@gka.al
www.gka.al

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here