Ekstradohet nga Italia, 34-vjeçari i kërkuar për vrasje

Nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana, ka ekstraduar drejt vendit tonë  shtetasin Kastriot Dervishi 34 vjeç, lindur në Syzes të Beratit. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat e ka dënuar Dervishin me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim”, e kryer dy herë, si dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. 34-vjeçari, në datën 03.09.1997, në një fshat të Beratit, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Ali dhe Adrian Daullja, (babë e bir), sepse këta persona nuk e kishin lejuar që ai të martohej me vajzën e familjes Daullja, shtetasen A.D, pasi dyshonin se ai do ta shfrytëzonte atë për prostitucion.

Comments are closed.