Elbasan, arrestohen 6 persona, akuzohen për trafik droge

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 6 persona, pas një hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit dhe policisë. Ndërkohë që katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim pas operacionit të policisë të koduar “Tabakanë-2”. Uniformat blu të këtij qyteti, kanë arrestuar shtetasit, Kostandin Piku, Arben Hysa, i njohur si Ben binjaku, Altin Çaka, i njohur si Bobili, Emiljano Ramazani, i njohur si Rramani, Petrit Bekteshi, dhe Ilir Rrapi, i njohur me nofkën Lili shajes. Policia ka sekuestruar 6 automjete ndërsa gjatë periudhës janar-shkurt 2012 janë sekuestruar 230 doza heroinë dhe 340 doza kanabis.

Comments are closed.