Elbasan, e zë kamioni, humb jetën 50 vjeçari

Një punëtor 50-vjeçar ka mbetur i vdekur, gjatë një aksidenti të ndodhur në Cërrik të Elbasanit. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme, kur një kamion ka lëvizur nga vendi ku ishte parkuar dhe ka zënë poshtë njërin prej punëtorëve. 50-vjeçari Pëllumb Kamani është dërguar menjëeherë në spital nga kolegët e tij, por dëmtimet e shumta të shkaktuara nga kjo rrëshqitje i kanë marrë jetën Kamanit.

Comments are closed.