Elbasan, i vrasin djalin në banesë, i ati vdes nga infrakti

Dy pjesëtarë të së njëjtës familje, atë e bir kanë vdekur ditën e sotme. E ndërsa djali i tij 35-vjeçar u ekzekutua me plumba në banesë, i ati ka pësuar infrakt dhe ka vdekur në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan, ku 35-vjeçari Gentjan Beqiri i akuzuar për një vrasje dhe prej kohësh ndodhej në “arrest shtëpie” u ekzekutua për vdekje në mes të ditës në shtëpinë e tij.

Pasi ka dëgjuar të shtënat e armëve dhe ka parë të birin të vdekur, babai i viktimës Nezir Beqiri ka pësuar infarkt në zemër, e nuk ka mundur të përballojë tmerrin e vrasjes dhe ka humbur jetën në spital.

Sipas burimeve nga policia autori pasi ka studiuar momentin ka trokitur në banesë, duke shfrytëzuar rastin që në shtëpi nuk kishte shumë pjesetar, dhe e ka qëlluar për vdekje viktimën, i cili njihej edhe me emrin Ardian Meta.

Lexoni edhe: