Elbasan, plagoset me armë zjarri 25-vjeçari, në kërkim autori

 

Në Elbasan është plagosur me armë zjarri 25-vjeçari Aldo Hitaj. Ai është kthyer nga Tirana, ka zbritur nga furgoni dhe është nisur në drejtim të lagjes “Kongresi i Elbasanit” ku dhe banon. Pas 30 metrash është qëlluar në këmbë. Aktualisht i plagosuri Aldo Hitaj ndodhet në spitalin e Elbasanit ku po merr shërbimin mjekësor. Policia po heton ngjarjen, ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Akoma nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje që çuan në plagosjen e Aldo Hitaj.