Elbasan, policia arreston autorin e vrasjes së Doland Lamçes

Policia e Elbasanit ka arrestuar autorin e vrasjes së 20-vjeçarit Donald Lamçe, ngjarje e ndodhur në 18 Mars, në fshatin Bujqës të komunës Shirgjan. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Azmir Rreshana i cili dyshohet se ka vrarë më armë 20-vjeçarin. Arrestimi i Azmir Lleshanakut u krye pas arrestimit që iu bë pak ditë më parë kushëririt të tij, Gentian Lleshanaku. Policia dyshon se autori i vrasjes, i ndihmuar nga kushëriri i tij ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Sipas policisë janë sekuestruar edhe automatiku me të cilën është kryer vrasja, 37 fishekë dhe 13 celularë. Shkak i vrasjes thekson  policia, është një konflikt i çastit. Nga burimet zyrtare të Policisë së Elbasanit mësohet se vrasja e 20 vjeçarit Lamçja ka ardhur pas një debati mes autorit dhe viktimës. Pas grindjes me fjalë, autori ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën e krimit dhe pasi i ka kërkuar 20 vjeçarit të dalë jashtë lokalit ku ai po darkonte me disa miq. Më pas ai ka qëlluar disa herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme. 20 vjeçari, Donald Lamçja u ekzekutua me breshëri automatiku jashtë ambienteve të një lokali, në fshatin Bujqës, 5 kilometra larg Elbasanit, teksa darkonte me disa miq të tij.