Elbasan, policia arreston vrasësit e pronarit të diskos

Policia e Elbasanit ka arrestuar 2 persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Almir Cani. Sipas policisë janë vënë në pranga dy vëllezërit Florian dhe Olsi Lamçja përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohen se kanë ekzekutuar me armë 38-vjeçarin Almir Cani. Ngjarja e rëndë ka ndodhurë mbrëmjen e 22 shkurtit në lagjen “Dyli Haxhire” të qytetit të Elbasanit ku 38-vjeçari Almir Cani u ekzekutua me armë në kokë në afërsi të banesës së tij. Sipas grupit hetimor ka pasur njohje shoqërore me autorin e dyshuar të krimit. Teksa e ka thirrur në emër kur e ka parë te dera e shtëpisë, që ndodhet afër edhe me lokalin që administronte Cani, e ka qëlluar dy herë. Banorët thanë se dëgjuan dy të shtëna arme, kurse autori i dyshuar, që mendohet se është ndihmuar nga një i dytë, janë larguar duke përfituar nga errësira dhe ora e vonë. Sipas policisë priten edhe arrestime të tjera të personave të dyshuar si të implikuar në vrasjen e biznesmentit Cani. Pistat, në te cilat po ndiqet çështja është një konflikt i vjetër mes viktimes dhe autorit të dyshuar që ka degjeneruar deri në krim. Gjithashtu, grupi hetimor dyshon edhe për një pazar të prishur apo larje hesapesh, por që për të arritur deri këtu kërkohen prova të tjera nga prokuroria. Kurse pista tjetër mbetet një sherr banal që mund të ketë lindur në disko dhe ka përfunduar me vrasje.

Comments are closed.