Elbasani mirëpret Ditën e Verës

Kushdo ka shkuar në Elbasan javën e fundit ka parë organizime të përnatshme koncertesh që paralajmërojnë ardhjen e Ditës së Verës. Natë pas nate, mbrëmjeve deri vonë në qendrën kryesore të qytetit, bashkia dhe grupet artistike kanë organizuar koncerte me këngëtarët më të njohur shqiptarë. Me afrimin e 14 Marsit, Ditës së Verës, bashkia Elbasan për këtë vit ka menduar të kombinojë tradicionalen dhe modernen, duke organizuar një sërë aktivitetesh për mbrëmjen dhe ditën më të rëndësishme të vitit për Elbasanin. Veç ballokumeve, sot do të ketë dhe veprimtari të ndryshme artistike dhe kulturore, për të shijuar sa më mirë këtë ditë. Dita e Verës është festë pagane, e cila e kthen qytetin e Elbasanit në qendër të të gjithë Shqipërisë me këngët, ëmbëlsirat, aktivitetet e ndryshme. Veç ballokumeve, Dita e Verës në Elbasan, sot sjell dhe paradën e karnavaleve. Bashkia e Elbasanit ka organizuar një sere aktivitetesh per mbrëmjen dhe ditën me të rëndësishme të vitit për qytetin e Elbasanit. Sa i takon kryeqytetit, atmosfera festive do të ndihet që në orët e para të mëngjesit, ku rrugët do të popullohen nga vizitorë të shumtë, të cilët do të shëtisin deri në orët e vona të mbrëmjes. Ata do të kenë mundësi të shijojnë gatime të veçanta tradicionale, si dhe ballokumet, ëmbëlsirën simbol të kësaj dite. Sheshi “Gensher” i qytetit të Elbasanit do të mirëpresë koncertet e ndryshme me këngëtarë shqiptarë. Festimet në qytetin e Elbasanit kanë nisur që në datën 9 mars. Në skenën e madhe të sheshit “Gensher”, në Ditën e Verës festimet do të jenë të shumta, rreth orës 09.00-10.00 krosi tradicional masiv i nxënësve të shkollave 9-vjeçare. Ora 10.00 – 11.00, parakalimi tradicional i karnavaleve, orën 11.00 – 14.00 performancë e cirkut të qytetit të Tiranës. Ora 14.00-15.00 dokumentare filmike aktivitetet do të shtrihen, duke u realizuar kryesisht në bulevardin “Qemal Stafa” dhe parkun “Rinia, më 13 mars, në skenë do të ngjiten artistët më të mirë shqiptarë dhe të huaj, të cilët do të jenë të pranishëm posaçërisht për këtë festë. Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit, sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej më 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 Mars”).

 

Ç’është Dita e Verës?

Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptarëve, por Elbasani dhe ballokumia është zemra e saj. Një feste pagane, qe e ka origjinën në kohën kur njerëzit u faleshin perëndive. Tempulli ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm. Në kalendarin e vjetër, njerëzia orientohej me Diellin, Hënën dhe gjelbërimin. Ndërsa sot është fiksuar 14 Marsi, dita e festës së lashtë, që shënon ndryshe fundin e dimrit të acartë dhe hyrjen e pranverës së çeljes së luleve. Dita e Verës është dita në të cilën stërgjyshërit tanë, kur s’kish lindur edhe krishterimi, kremtonin bashkë me romakët dhe me grekët e vjetër, perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi të ëmbël. Me 14 Mars, në mëngjes, vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes familjet që zgjohen më vonë, zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, iu mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë. Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për të mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj., të cilat i vënë mbi portën hyrëse, si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vitet e fundit, “Dita e Verës” është bërë me të vërtetë një festë mbarëkombëtare, ku festohet masivisht nga të gjithë shqiptarët pa dallim moshe, besimi fetar dhe krahinor.

Ballokumja

Është ëmbëlsire karakteristike vetëm në Elbasan. Ka qene dhe është sinonim i Ditës së Verës. Ka një formule te veçante gatimi, e njohur vetëm ne këtë qytet. Në vija të përgjithshme, një ballokume përgatitet si vijon: Në një enë të posaçme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, vezë, maja miell misri dhe pak finjë zjarri. Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi duhet të jetë prodhuar në fshat dhe të këtë një ngjyre të veçantë. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një luge druri. Më pas, hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majasë së miellit të misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Në masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dorë. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet në furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve.

Comments are closed.