Elvis Presley, mbreti i rokut te viteve 60-70

Origjina e Elvis dhe fillimet e karrierës muzikore

Origjina e Elvis është e njëjtë me personat e tjerë amerikanë të lindur në vitet 30-të. Elvis, fëmija i Gladys dhe Vernon Presley ka lindur në datën 8 janar 1935 në Tupelo, Misisipi. Familja jetonte në një shtëpi modeste jashtë Tupelos, ku ishte një dhomë e vetme, dhe pa tualet. Kisha ka qenë kontakti i parë i Elvis me muzikën. Për ditëlindjen e tij të tetë, Elvis kishte mundësi të zgjidhte si dhuratë një biçikletë, një pushkë, ose një kitare, ai zgjodhi këtë të fundit dhe mësoi të lunte me të madje edhe në festat familjare. Papunësia e detyroi familjen Presley të transferohej në Memphis dhe në atë periudhë Elvis ishte adoleshentë, por në qytetin e ri nuk kishte shumë miqësi. Ishte i ndrojtur dhe tepër i lidhur me prindërit, sidomos me nënën. Pamja e tij e jashtme nuk e favorizonte të ishte në të njëjtin nivel me shokët e klasës. Por e veçanta e Elvis, ishte fakti se nuk bënte dallim midis personave me ngjyrë dhe atyre të bardhë dhe frekuentonte çdo lloj ambienti. Më pas, për të ndihmuar prindërit, Elvis vendos të drejtojë kamionin për shoqërinë ‘Crown Electric’ të Memphis. Një ditë duke kaluar me kamion në Union Street, sheh se në ‘Sun Records’ të Sam Philips, paguanin një dollarë, dhe cilido mund të regjistronte një disk për ta marrë më pas në shtëpi. (Sipas legjendës thuhet se për ditëlindjen e nënës, Elvis i dhuroi një disk). Kështu vendos për të regjistruar tek ‘Sun’, një baladë të vjetër që dëgjohej në radiot e asaj kohe ’My Happiness’. Sekretarja gjatë regjistrimit e pyet: “ Çfarë stili keni”. Elvis përgjigjet: “ Kam stilin tim…”, sërish sekretarja e pyet: “ Cilit këngëtar i referoheni?”, Elvis përgjigjet: “ Muzika ime është si e askujt!”. Më pas Sam Philips dëgjon djalin, dhe menjëherë kupton se kishte gjetur atë person që kërkonte prej vitesh….një djalë pa ngjyrë që këndonte me të njëjtin intensitet si një person me ngjyrë. Ishte mezi i natës së korrikut 1954, Elvis nuk kishte gjetur asgjë origjinale dhe të mirë, thyen ndrojtjen e tij dhe u thotë të tjerëve: “ E njihni këtë?”, dhe fillon të luajë një pjesë ‘country’ të Bill Monroe të titulluar That’s All Right Mama, ndërkohë Sam Philips del nga regjia dhe e ndalon Elvis duke i thënë: “ Çfarë dreqin je duke bërë?’, Elvis përgjigjet: “ Nuk e kam idenë, por është diçka që e ndjejë”, dhe sërish Philips “Përpiqu ta kuptosh, sepse unë me këtë do të bëjë një disk!”.

Periudha e shërbimit ushtarak dhe vdekja e nënës.

Nga fundi i janarit deri në fillim të muajit mars të vitit 1958 Elvis angazhohet me filmin e katërt “King Creole”. Në mes të marsit merr pjesë në ‘2 show’ në Memphis: këto dy realizime janë dhe të fundit para nisjes së tij për shërbimin ushtarak. Në fakt, në 24 mars 1958 Elvis i vendoset numri 53310761. Ditën tjetër i priten flokët në Fort Chaffee, Arkansas. Elvis në fund të muajit mars mbërrin në Fort Hood, në Teksas dhe qëndron aty për gjashtë muaj. Prindërit transferohen për të banuar sa më afër tij në një shtëpi pranë repartit ushtarak. Në gusht të vitit 1958 Gladys Presley, nëna e Elvis, sëmuret dhe rikthehet në Memphis për t’u shtruar në spital për shkak të hepatitit akut. Elvis niset menjëherë për Memphis dhe mbërrin në pasditen e 12 gushtit. Viziton nënën, atë mbrëmje dhe ditën tjetër pas rikthimit të Elvis në Graceland për t’u qetësuar, Gladys ndahet nga kjo jetë, në14 gusht 1958. Elvis ishte komplet i shkatërruar!!! Humbja e nënës pas së cilës ishte tepër e lidhur, është një ngjarje që lë gjurmë të thella në jetën e tij. Në datën 25 gusht, Elvis rikthehet në Fort Hood. Midis periudhës së muajve shtator dhe tetor Elvis dërgohet në Gjermani, ku qëndron në Friedberg për 18 muaj, duke u bashkuar me të atin, dhe disa miqtë në Memphis. Fansat e tij në Evropë janë entuziast, njësoj si ata në Amerikë. Në 8 janar 1959, me rastin e ditëlindjes së 24, Elvis intervistohet nëpërmjet telefonit nga Dick Clark për shfaqjen e tij në ABC. Ndërkohë koloneli Parker vazhdon të mbajë të gjallë karrierën e Elvis me prononcimin dhe lançimin e disqeve të reja ku janë përfshirë sukseset e tij.

Njohja me bashkëshorten e ardhshme Prishila dhe jeta artistike

Në nëntor 1959 kapiteni Joseph Beaulieu transferohet nga Teksasi në bazën ushtarake të Weisbaden. Merr me vete bashkëshorten dhe fëmijët, midis së cilëve edhe vajzën e adoptuar 14 vjeçare Prishila Ann. (Babai i Prishilës, bashkëshorti i parë i nënës, ishte një pilot dhe vdiq në një aksident kur ajo ishte tepër e vogël). Prishila ftohet në festën që realizohej në shtëpinë e Elvis, nga disa miqtë e saj në këtë vend. Me këtë rast dy të rinjtë njihen me njëri- tjetrin. Në fund të janarit të 1960, në mars Elvis largohet nga Gjermania dhe shfaq një konferencë shtypi ditën pas mbërritjes nëNew Jersey. Ushtari Elvis Presley i ka shërbyer vendit të tij, njësoj si çdo ushtar tjetër. Në fund të marsit 1960 Elvis kthehet në studio për regjistrimin e disa këngëve, pas shërbimit ushtarak. Disa nga regjistrimet e asaj periudhe janë përfshirë në albumin “Elvis is back!”. Në të njëjtin muaj merr edhe rripin e zi të karatesë. Por, ngjarja më e rëndësishme e muajit është pjesëmarrja në e Frank Sinatra në shfaqjen, me rastin e festës së kthimit “Welcome Home Elvis”, për të cilën është paguar 125.000$, një shifër rekord për atë kohë. Në fund të muajit prill fillon të xhirojë “GI Blues” përParamount, i pari nga nëntë filmat e prodhuar nga Hal Wallis. Në korrik 1960 Vernon Presley, i ati i Elvis, martohet me Davada – Dee -Stanley, grua e divorcuar dhe nëna e tre fëmijëve, me të cilën ishte njohur në Gjermani, ku ajo ishte me bashkëshortin. Fillimisht të dy jetuan nëGraceland, por shumë shpejt u transferuan në një shtëpi më të afërt. Midis muajit gusht dhe shtator 1960 Elvis punon për filmin e tij të shtatë “Flaming Star”. Në tetor të të njëjtit vit, albumi “GI Blues” hyn në listën e klasifikimeve duke qëndruar në këtë listë për 111 javë rresht!!! Në mars 1961 Elvis ndodhej në Hawai për një konferencë shtypi me rastin e një koncerti në Bloch Arena tëPearl Harborpër themelimin e USS Arizona Memorial. Shfaqja arrin shumën totale të 100.000$. Elvis qëndron në Hawai për xhirimin e filmit të tij të tetë “Blue Hawai”. Që nga ai moment e më pas Elvis do të ketë tepër pasion për atë vend. Filmi “Wild in the country”, si “Flaming Star” pak muaj pas daljes së tij në sallat kinematografike, nuk arrin ndonjë sukses të madh, dhe në korrik 1961 Elvis ndodhet në xhirime për filmin e tij të nëntë “Follow that dream”. Kolona zanore e filmit “Blue Hawai” hyn në ‘Billboard chart’ në tetor 1961 dhe qëndron rreth 20 javë. Ndër të tjera albumi përfshin edhe një këngë që ishte e destinuar për t’u bërë klasike në repertorin e Elvis: “Can’t help falling in love”. Elvis fillon të xhirojë filmin e tij të dhjetë “Kid Galahad”. Në muajt e parë të 1962 xhiron filmin e 11″Girls! Girls! Girls!”, ku përfshihen edhe këngën e tij më të njohur: “Return to sender”…. dhe në mes të muajit shtator të 1962 punon për filmin e tij të 12-të: “It Happened at the World’s Fair”, i xhiruar si në Hollywood dhe nëSeattle. Ndër të tjera në dhjetor të të njëjtit vit Prishila Beaulieu niset nga Gjermania për të takuar Elvis dhe kalon me të pushimet e Krishtlindjeve nëGraceland. Më pas kthehet në familjen e saj, për t’u kthyer përfundimisht në Memphis në fillim të 1963, ku do të vazhdojë studimet dhe do të festojë 18 vjetorin në 24 maj 1963. Në fillim të 1963 Elvis punon për filmin e tij të 13-të “Fun inAcapulco”. Tashmë filmat e tij kanë të njëjtën formulë, vajza të bukura, histori banale. Ndonjëherë edhe skenarët kanë qenë të njëjtë. Në mes të po këtij viti, xhiron filmin e tij të 14-të “Viva Las Vegas”, në të cilin Elvis punon me Ann Margret dhe në fund të vitit xhiron filmin e 15-të “Kissin’ Cousins”.

Ndryshimi i muzikës dhe takimi i Elvis me Beatles

Ndërkohë që Elvis ishte i angazhuar me filmat e tij, Beatles shfaqeshin në “Ed Sullivan Show”: muzika amerikane dramatikisht po ndryshonte, nuk shihnin më vetëm Elvis, por edhe këngëtarë të tjerë. Në mars të vitit 1964 fillon të xhirojë filmin e tij të 16-të “Roustabout”, në të cilin interpreton me Barbara Stanwyck dhe në gjysmën e po të njëjtit vit xhiron një tjetër film “Girl Happy”; dhe në fund të vitit ai realizon filmit e 18-të “Tickle me”. Në muajt e parë të 1965 është i angazhuar me filmin e tij të 19-të “Harum Scarum” ku ndiqet më pas filmi 20 “Frankie and Johnny”. Në korrik 1965 Elvis dhuron 50.000$ “Motion Picture Relief Fund”, dhurimi më i madh i marrë nga shoqata deri në atë periudhë. Muajt pasardhës xhiron filmin e 21: “Paradise Hawaian Style”. Gjatë pushimit të xhirimeve të filmit, Elvis angazhohet për të vizituar USS Arizona Memorial. Në gusht 1965 Beatles takohen me Elvis për disa orë në shtëpinë e tij në Kaliforni.

Në muajt e parë të 1966 Elvis punon për filmin e tij të 22-të “Spinout”; dhe në të njëjtën periudhë filmi “Frankie and Johnny” del në sallat e kinemasë, por nuk arrin sukses, dhe në qershor të të njëjtit vit e njëjti fat është edhe për “Paradise, Hawaian Style”. Në atë periudhë Elvis punon për filmin e tij të 23-të “Double Trouble” dhe pas dy muajsh angazhohet me filmin e 24-të “Easy Come, Easy Go”. Por edhe filmi “Spinout”, me daljen e tij në sallat kinematografike, nuk pati sukses. Në muajin dhjetor të 1966 Elvis i kërkon Prishilës për t’u martuar. Në shkurt 1967 Elvis blen një pronë në Misisipi. Së bashku me shokun dhe bashkëshortet e tyre kishin filluar të kultivonin pasionin për kuajt, pasi Elvis i kishte dhuruar një kalë Prishilës. Në muajt pasues Elvis dhe miqtë e tij qëndrojnë në Circle G. Kjo periudhë filloi të bëhej tepër stresuese për Elvis lidhur me faktin se filmat që po xhironte jo vetëm që nuk kishin sukses, por dhe ishin tepër të ngjashëm me njëri- tjetrin. Vetëm një muaj më pas shfaq mendimin e tij për ndryshimin e drejtimit, por edhe filmi “Easy Come, Easy Go” ishte një dështim. Ndër të tjera RCA publikon albumin e tij të dytë “How Great Thou Art”, i regjistruar në 1966. Albumi pati tepër sukses dhe i dhuroi Elvis çmimin “Grammy Award for Best Sacred Performance” nga National Academy of Recording Arts & Sciences, i pari ndër tre çmimet Grammy të fituara. Elvis punonte për filmin e tij të 25-të “Clambake”, ndërsa “Double Trouble” dilte në kinema.

Dy ceremonitë martesore të çiftit Presley dhe lindja e vajzës Lisa Marie

Në 1 maj 1967 Elvis dhe Prishila martohen me një ceremoni private së bashku me një grup të vogël të përbërë nga miqtë më të afërt tek Aladdin Hotel nëLas Vegas. Muajin e mjaltit do ta realizojnë nëPalm Springspër t’u kthyer nëGraceland. Në 29 maj Elvis dhe Prishila veshin sërish rrobat e martesës dhe realizojnë një ceremoni të dytë në Graceland për familjen dhe miqtë që nuk ishin të pranishëm në martesën e tyre nëLas Vegas. Një muaj më pas Elvis i kthehet punës për filmin e tij të 26-të “Speedway”, ku ndodhet pranë Nancy Sinatra. Gjatë xhirimeve informohet se Prishila ishte shtatzënë. Në muajt e fundit të 1967 fillon provat për filmin e 27-të “Stay Away Joe”. Në shkurt 1968 lind Lisa Marie Presley, vajza e Elvis dhe Prishilës!!! Më në fund Elvis kishte arritur të realizonte një prej ëndrrave të tij, një familje të gjithë të tijën!! Ishte me të vërtetë i dhënë pas vajzës së tij dhe e adhuronte atë. Në mars Elvis fillon xhirimet e filmit të 28-të “Live a little, love a little”, që si “Stay Away Joe” i jepet Elvis të interpretojë personazhe ndryshe nga të zakonshmit. Në vitin 1968 Elvis përgatitet për regjistrimin e speciales së parë televizive “The ‘ 68 Special” ose “The ‘ 68 Comeback”. Shpresonte të bëhej një aktor i madh, por për fat të keqHollywoodnuk kishte të njëjtin mendim për të…. Kishte mbërritur momenti i ndryshimit! Kishin kaluar shumë vite kur ishte shfaqur përpara një publiku duke interpretuar ‘live’ dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ndjerë mungesën e të gjithë emocioneve që vetëm një interpretim ‘live’, mund t’i dhurojë.

Rikthimi tek interpretimi ‘live’

Kishin kaluar shumë vite kur ishte shfaqur përpara një publiku duke interpretuar ‘live’ dhe gjatë gjithë kësaj kohe ka ndjerë mungesën e të gjithë emocioneve që vetëm një interpretim ‘live’, mund t’i dhurojë. Kështuniskthimi i Elvis tek muzika, dhe interpretimet ‘live’, me këtë “’68 Special”, ku bashkohet me muzikantët që e kishin shoqëruar në fillim të karrierës së tij. Kështu pranë tij gjendet kitaristi Scotty Moore dhe bateristi D.J.Fontana. Më pas shfaqet i vetëm Elvis, që interpreton sukseset e tij më të mëdha të muzikës rock, ku prezanton edhe këngën e re “Memories”. Vesh një komplet lëkure të zezë të dizenjuar për shfaqjen nga Bill Belew. Më në fund me këtë shfaqje Elvis ndjehet i lirë duke shfaqur karakterin e tij të vërtetë, siç e thotë edhe vet në një këngë të paraqitur në spektakël: “I’ll never be more than what I am…a swingin’ little guitar man”. Në fund të speciales Elvis shfaqet i veshur komplet me të bardha për të kënduar këngën e re të shkruar enkas për këtë rast: “If I can dream”. Në këtë këngë shprehen mendimet e Elvis që i përkasin ngjarjeve të viteve ’60 dhe interesimi për njerëzit dhe përmirësimin e botës. Kjo performancë është më e bukura dhe më pasionantja e të gjithë karrierës së tij. Pas suksesit muzikor,Hollywoode fton sërish në 1968 për të xhiruar filmin e tij të 29-të: “Charro!” ku shfaqet me mjekër, është filmi i vetëm ku Elvis nuk këndon! Në fund të vitit realizon filmin e 30-të: “The Trouble with girl”. Në fillim të vitit 1969, për herë të parë që nga 1955, Elvis kthehet nëMemphispër të regjistruar muzikë. Këtu realizohen disa nga këngët e tij më të bukura si “Suspicious Minds”, “In the Ghetto”, “Kentucky Rain” dhe “Don’t Cry Daddy”. Kostumet e veshura nga Elvis gjithnjë kanë qenë të dizenjuara nga Bill Belew, që në vitet pasuese do t’i stilojë të gjithë kostumet e tjera të skenës. Në shtator 1969 publikohet “Suspicious Minds”, që shumë shpejt bëhet një sukses dhe kënga e parë pop që nga viti 1962, por edhe e fundit. Në fillimit të 1970 Elvis kthehet në Las Vegas, në International Hotel për një tjetër koncert, nga i cili krijohet albumi i radhës: “On Stage”. Në shtator 1970, më saktë nga data 9 deri më 14, transmeton shfaqjen e tij në 9 qytete dhe shënon kështu një tjetër sukses. Edhe për këtë rast MGM filmon spektaklet si materiale dhe i përfshin ato në dokumentarin “Elvis – That’s The Way It Is”. Ndër të tjera Elvis interpreton në 8 qytete të tjera dhe me spektaklin e tij në muaji dhjetor shfaqet takimi i famshëm midis këngëtarit dhe presidentit të Shtëpisë së Bardhë, Nixon.

Në janar të vitit 1971, në muajin e ditëlindjes së tij të 36-të vlerësohet si “One of Ten Outstanding Young Men of the Nation”. Për Elvis, që në fillimet e karrierës së tij është kritikuar, ky ka qenë momenti i mirënjohjes, dhe tani ai respektohej për punën e tij dhe mbi të gjitha për personalitetin që kishte.

Largimi i Prishilës së bashku me vajzën nga jeta e Elvis

Nga data 5 deri më 16 Nëntor, Elvis interpreton në 12 qytete të ndryshme. Por, diçka e tmerrshme e pret Elvis në këtë periudhë të suksesshme profesionale. Në fillimit të vitit 1972 Prishila largohet nga shtëpia, duke marrë me vete edhe vogëlushen Lisa Marie. Ndarja e bashkëshortes dhe e vajzës ishte një dhimbje e madhe që e goditi fuqishëm Elvis dhe që i duhej shumë kohë për ta pranuar, por që gjithsesi nuk do të jetë i qetë për pjesën tjetër të jetës së tij. Me albumin “He Touched Me Elvis” fiton çmimin e tij të dytë Grammy Award, këtë herë për kategorinë “Best Inspirational Performance”. Në qershor 1972 Elvis mbërrin në New York, për 4 koncerte, ku nga përmbledhja e gjithë këtyre koncerteve shfaqet një album i RCA, ndërsa Elvis vazhdonte të interpretonte në 7 qytete të tjera. Suksesi i tij nëLas Vegasrritet gjithnjë e më shumë…..njësoj si ndarja e pastër nga bashkëshortja Prishila, që tashmë është formalizuar.

Femrat e tjera në jetën e Elvis dhe përkeqësimi i tij

Në këtë kohë Elvis fillon të frekuentojë Linda Thompson, e cila do të qëndrojë pranë tij deri në fund të 1976. Në ditët e para të tetorit 1973 divorci midis Elvis dhe Prishilës konkretizohet, edhe pse marrëdhëniet e tyre mbeten miqësore. Edhe pse Prishilës iu dha kujdestaria e Lisa Marie, Elvis nuk kishte asnjë pengesë për të parë vajzën e tij, që pjesën më të madhe të kohës e kalonte me të atin. Pak ditë më pas Elvis shtrohet në spital nga sëmundja e pneumonitit. Fillon lufta e Elvis me shëndetin e tij. Gjërat nuk përmirësohen, madje gjithnjë bëhen edhe më keq. Në janar 1975 shëndeti i tij, që vetëm keqësohej e detyron të shtrohet sërish në spital për rreth dy javë. Në mars i jepet çmimi “Grammy for Best Inspirational Performance” për këngën “How Great Thou Art” në versionin ‘live’. Në fund të vitit 1975 Elvis më në fund mund të udhëtojë në jahtin e tij personal. Në fillim të nëntorit edhe historia e tij me Linda Thompson përfundon dhe në fund të të njëjtit muaj, takon Ginger Alden, që do të qëndrojë me të deri në fund të vdekjes. Në periudhën e viteve të fundit, shëndeti i Elvis ishte bërë një problem vërtetë serioz, siç edhe është shkruar më lart është shtruar shumë herë në spital. Pesha e tij ishte tepër e pakët dhe imazhet që shfaqen në këtë periudhë janë me të vërtetë të tjetërsuara. Shikimi i tij u shua, por zëri i tij i mrekullueshëm dhe potent mbeti melodioz. Në 26 qershor 1977 shkoi në Indianapolis për të marrë pjesë në Indiana’s Market Square Arena: dhe ky është koncerti i tij i fundit, dhe ngjitja e tij e fundit në skenë!! Pas këtij koncerti, Elvis kthehet në Memphis për të pushuar dhe për t’u përgatitur për turneun e ri koncertor, që duhej të fillonte gjatë muajit gusht… 16 gusht 1977 pak pas mesnatës Elvis kthehet në Graceland, pasi kishte qenë tek dentisti për një vizitë. Deri në orët e para të mëngjesit qëndron zgjuar me familjen dhe stafin e tij, qetësohet dhe përfundon detajet e fundit të koncertit, që duhej të zhvillohej nëMaine, në datën 17. Afërsisht rreth orës 7 të mëngjesit kthehet në dhomën e tij për t’u qetësuar. Por, në mbrëmjen e vonë Elvis gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, saqë dhe mjekët nuk kishin se çfarë t’i bënin, vdes në moshën 42 vjeçare.

 

 

Comments are closed.