Emma Watson ndryshon luk për filmin e ri

Aktorja protagoniste e “The Harry Potter”, ka ndryshuar lukun e saj, duke zgjatur flokët dhe ndryshuar ngjyrën e tyre në brune. Ky ndryshim mesa duket është bërë nga aktorja për t’u përshtatur sa më shumë rolit më të ri të saj. 21 vjeçarja, preu tepër shkurt flokët e saj pas filmit të fundit ku interpretonte rolin e Hermione Granger, karakter të cilin ajo e ka luajtur për 10 vjet. Ndërkohë që ajo është fotografuar me lukun e saj më të ri, duke ecur në The Bling Ring në LA, Kaliforni. Aktorja mbante veshur një xhup të zi të gjatë, dhe çizme kafe, ndërkohë që kishte veshur një rrobdishan ngjyrë jeshil dhe tuta të kuqe, moment ky i shkëputur nga xhirimet e serialit të Sofia Coppola, “The Bling Ring”. Në kohën e pushimit, Emma është qetësuar nën rrezet e diellit.

Comments are closed.