Energjia Elektrike, ankesat mund të bëhen on-line

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Tashmë të gjithë qytetarët që kanë ankesa për energjinë elektrike mund ta dorëzojnë formularin edhe në mënyrë elektronike pranë CEZ shpërndarje, pa qenë e nevojshme që ata të shkojnë pranë qendrave të kujdesit ndaj klientit. Drejtuesit e kompanisë “CEZ Shpërndarje” tregojnë mënyrën se si duhet të plotësohet on-line formulari i ankesës. Në një prononcim për mediat Drejtoresha e Qendrës së Kujdesit ndaj Klientit, Eni Zaimi thotë se “Formulari i ankesës on-line është i njëjti me atë që ka qenë, thjesht mund të plotësohet në mënyrë elektronike. Gjithashtu konsumatori mund të ankohet dhe në numrat tanë të kontaktit që kemi pasqyruar dhe kemi vendosur në faqen tonë zyrtare. Afati ligjor i kthimit të përgjigjes është 30 ditë. Abonenti do të marrë përgjigjen e tij në vendin ku ai e kryen këtë ankesë. Nëse ankohet në qendrat e kujdesit ndaj klientit kthimin e përgjigjes do ta marrë në këto qendra. Nëse ai ankohet on-line, kthimin e përgjigjes do ta marrë on-line.”- deklaroi Zaimi. Drejtuesit e “CEZ Shpërndarje” bëjnë të ditur se numri i ankesave ka pësuar rënie gjatë këtij viti, por kompania po punon për t’ju dhënë zgjidhje ankesave të mëparshme, kur CEZ administrohej nga çekët. “Ajo që ne vazhdon të na shqetësojë, dhe për të cilat kemi marrë masa emergjente dhe urgjente për zgjidhjen e tyre, janë ankesat që vijnë për faturimet e bëra në periudhat e mëparshme, që përkojnë kryesisht me mbifaturimet, me gjobat. Rreth 4500 na kanë ardhur në total për periudhat e mëparshme që i kemi të depozituara të pazgjidhura, kemi të shqyrtuara rreth 1500, janë në shqyrtim dhe në përfundim edhe 700 të tjera të cilat do të ekzekutohen menjëherë brenda një periudhe të shkurtër.”- bëri të ditur Ilirjan Shkembi, Drejtor i Shitjeve në “CEZ Shpërndarje”.  Sipas të dhënave të “CEZ Shpërndarje”, gjatë këtij viti është shënuar edhe një ulje e nivelit të humbjeve dhe rritje e arkëtimeve, tregues që për muajin shkurt arriti në 70%.

 

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Comment here