Energjia, zonat që do të kenë ndërprerje në kryeqytet

OST: Energjia elektrike do të stakohet të hënën, të martën dhe të mërkurën 

Për shkak të disa punimeve në çelësat 35 kV, në N/st Tirana 1, OST bën me dije se gjatë ditëve të para të javës që vjen, do të bëhet stakimi i disa linjave:

– Ditën e hënë, më dt. 05.03.2012

1- Linja 35 kV Tirana 1 – Mëzez (30-40/1)

Ditën e martë, më dt. 06/03/2012

1- Linja 35 kV Tirana 1-Karbit (30-1/2)

2- Linja 35 kV Tirana 1-Dinamo

Ditën e mërkurë, më datë 07.03.2012

1- Linja 35 kV Tirana 1 – Kinostudio (30- 1/1)

Duke konfirmuar stakimet, bëjmë me dije se oraret dhe kufizimet me zonat përkatëse që do të preken nga këto kufizime:

Ditën e hënë dhe të martë

1. Linja 35 kV Tirana 1 – Mëzez (30-40/1) në dt. 05.03.2012, ora 09:00 deri me 14:00

2. Linja 35 kV Tirana1 – Karbit (30-1/2) në dt. 06.03.2012, ora 01:00 deri me 03:00

Zona, të cilat mbeten pa energji nga ky stakim janë: Rr. “5 Maji” (Pjesërisht), Rruga e Dibrës (pjesërisht), Rr. “4 Dëshmorët”, Rr. “Thanas Ziko”, Rr. “Agllai Taka”, Konsumator Privat tek Ish-Magazinat e Tregtisë.

Ditën e martë

3. Linja 35 kV Tirana 1 – Dinamo, në dt. 06.03.2012 nga ora 03:00, deri me 05:00

Zonat të cilat mbeten pa energji nga ky stakim janë:

Rr. “Jordan Misja” (Ish-Perim-Patatet), “Siri Kodra” (pjesërisht), Paskuqan 1, Kodër Institut, Bathore lagjet 2, 3, 5, zona pranë shinave te trenit, zona pranë ish-kombinatit “Josif Pashko”, Paskuqan (pjesërisht), Kodër Institut, Babrru, Paskuqan 2, Komuna Zall Herr, Zona e Kodrës së Kuqe.

Ditën e mërkurë

4. Linja 35 kV Tirana 1 – Kinostudio (30- 1/1) me dt. 07.03.2012, nga ora 01:00 deri me 03:00

Zonat të cilat mbeten pa energji nga ky stakim janë: Komuna Dajt (pjesërisht), Rr. “Aleksander Moisiu”, pjesërisht zona e Tufinës në fshatrat (Tujan, Ferraj, Carrë), zona e Babrrusë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), IKV dhe zona pranë saj, Televizioni TV 2000 si dhe zona pranë tij.

 

 

 

Comments are closed.