Enrique: Të fitojmë 10 ndeshjet e mbetura në Serinë A

Trajneri i Romës, Luis Enrique, thotë se pas fitores 1-0 ndaj Genoas, lojtarët e tij vërtet mund të mendojnë për t’i fituar të gjitha 10 ndeshjet e mbetura në Serie A.“Gjëja e rëndësishme pas derbit ishte të fitojmë në të gjitha 12 ndeshje të mbetura. Ne kemi marrë dy fitore dhe kjo është shumë e rëndësishme për ne. Tabela na tregon se ne jemi në pozitën e gjashtë dhe kjo është e merituar. Por ka edhe dhjetë ndeshje deri në fund dhe ne duhet të besojmë. Ka pasur ndeshje me të cilat kam qenë i kënaqur dhe që nga fillimi i sezonit, skuadra është përmirësuar shumë”, ka thënë spanjolli. Roma të shtunën do të udhëtojë në San Siro në derbin e vikendit në Serie A përballë Milanit.