EULEX-i, rast tjetër ndaj Fatmir Limajt

Prokuroria e EULEX-it ka hapur edhe një rast tjetër hetimi për korrupsion ndaj Fatmir Limajt. Zëdhënësja e EULEX-it, Bardha Azari, i ka thënë transmetuesit publik se ky është një rast i ri dhe se kësaj herë bëhet fjalë për dyshimin e keqpërdorimit të tre tenderëve në Ministrinë e Transportit në kohën sa Limaj ishte ministër. EULEX-i gjithashtu ka konfirmuar se pikërisht për këtë çështje, Limaj sot do të merret në pyetje nga një prokuror i këtij misioni. Të dyshuar janë edhe 3 persona të tjerë.

Similar Posts