Eurodeputeti Kacin, apel politikës: Bëhuni më aktivë për anëtarësimin në BE

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin

Eurodeputeti Jelko Kacin u drejtohet forcave politike, se ato duhet të bëhen më aktive, më ambicioze dhe më kërkuese për të korrur sa më shumë rezultate për transformimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë, për ta sjellë vendin në nivelin e anëtarësimit.

 “Ne duhet të mbështesim vendet dhe së pari të motivojmë qytetarët e këtyre vendeve të kërkojmë shumë më tepër nga politikanët. Politikanët duhet të jenë më të arsyeshëm dhe më të përgjegjshëm. Dhe kjo vlen dhe në rastin e Shqipërisë. Unë e vlerësoj rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë, për ta nxitur vendin që të japë shumë më tepër. Kroacia do ti bashkëngjitet Bashkimit Europian vitin e ardhshëm. Ky është një moment historik, një start ku ne mund të bashkojmë të gjitha mesazhet politike për rajonin e Ballkanit dhe ta përshpejtojmë procesin e anëtarësimit. Kjo është ajo që ne duhet të bëjmë nëse duam të pranojmë anëtarë të rinj në një periudhë të caktuar kohore. Problemi ynë, aktualisht, është që ne nuk kemi ende një shtet kandidat që ta ketë përshkuar këtë rrugë të gjatë të negociatave të anëtarësimit dhe të jetë gati për anëtarësim. Nuk është një problem i Bashkimit Europian. Ne nuk kemi ende një shtet kandidat të përgatitur që mund të bëhet anëtari i ri i Bashkimit Europian, përveç Kroacisë. Ndaj, ju lutem, bëhuni më aktivë, më ambicioz, më kërkues për të korrur sa më shumë rezultate për transformimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve tuaja për ti sjellë ato në nivelin e anëtarësimit, në mënyrë që edhe ne të zgjerohemi më tej”,- ka deklaruar Kacin. I pyetur nëse kushtëzimi për normalizimin e marrëdhënieve Serbi- Kosovë më i qartë, ai tha se nuk ka nevojë për qartësi në këtë rast. “Ka një pjekuri të mjaftueshme nga të dyja palët. Unë kam folur kokë për kokë me të dy kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës. Besoj se ne do marrim mesazhe pozitive nga të dyja palët këtë javë dhe do të shohim të dyja palët bashkë në një periudhë të shkurtër kohore”,- nënvizoi ai.

 

Nëse ja vlen, ndaje me miqtë...
Share on Facebook
Facebook
0Pin on Pinterest
Pinterest
0Tweet about this on Twitter
Twitter
Share on LinkedIn
Linkedin