Europa League, përcaktohen çerekfinalistët

Është hedhur sot Nion të Zvicrës shorti për fazën çerekfinale të Champions League. Sipas shortit të hedhur, çifti i parë do të jetë APOEL-Real Madrid ndërsa Marseja do të sfidojë Bajernin e Mynihut. Gjithashtu Benfika do të luajë me Chelsea ndërsa Milan dhe Barcelona do të jetë edhe supersfida e çerekfinaleve. Sipas shortit të UEFA-s në gjysmëfinale fituesja Bayern-Marsejë do të luajë ndaj fitueses së Real-APOEL ndërsa në gjysmëfinalen e dytë luan fituesja Milan-Barcelona me fituesen Benfika-Chelsea.

Ja çiftet sipas shortit:

APOEL-Real Madrid

Olimpique Marseille-Bajern Mynih

Benfika-Chelsea

Milan Barcelona