Eva Longoria duket bukur

Eva Longoria është në gjendje të mirë fizike ndërsa ekspozon trupin në një fustan ngjyrë të zezë. Imazhi është fiksuar në momentin kur aktorja mbërriti në restorantin italian në Santa Monica për të darkuar. Më herët kishte patur raportime në media se Longoria po vuan nga probleme shëndetësore menjëherë pas ndarjes nga bashkëshorti Tony Parker. Por në fakt nuk duket ndonjë shenjë alarmuese, me kaq sa tregojnë këto fotografi. Përkundrazi, ajo duket e qeshur dhe bukur!