EZEL, çfarë do të ndodhë në seritë e javës

Del në skenë vajza e vetme e Ramizit, Ezeli zhgënjehet

Mumtazi shpëton. Kur ai del nga reanimacioni, thotë se u kthye Omeri dhe se kishte dëgjuar zërin e tij. Melihaja i flet keq Ezelit. I kërkon atij që t’i tregojë të atit se është Omeri. Ai nuk duhet ta torturojë kështu të atin, që vuan shumë nga humbja e të birit.

&&&

Në një zarf që i vjen Aliut nga Ramizi janë fotot e Xhengizit, bashkë me Serdarin. Aliu nxehet shumë. Ai kupton se Serdari dhe Xhengizi bashkë, diçka po kurdisin dhe ai ia ka frikën mendjes së errët të Serdarit.

&&&

Ezeli, Ejshani dhe Aliu bisedojnë si ta heqin qafe Xhengizin dhe bien dakord se zgjidhja më e mirë është ta fusin në burg. Aliu, bashkë me Ezelin, takohet me Xhengizin dhe i thotë atij se Ramizi ka ardhur për të marrë hakun e Omerit dhe se, mbi të gjitha, do të përmbushë porosinë e Omerit për hakmarrje. Aliu i flet gjerë e gjatë Xhengizit për këtë person me emrin Ramiz Karaeski, të cilin duhet ta heqin qafe. Po të mblidhen të tre bashkë, mund ta heqin qafe atë, pasi forca e tij, me kalimin e viteve, nuk është me ajo e mëparshmja, mes klaneve mafioze të Stambollit. Aliu i tregon planin. Ezeli duket pak i çuditur. Nuk e kishte menduar këtë gjë më parë.

Ezeli vjen pranë Ramizit dhe i kërkon t’i shpjegojë çfarë po ndodh. Ramizi është i ngrysur në fytyrë.

&&&

Mumtazi shkon fshehurazi në zdrukthëtari. Aty i shfaqet shëmbëlltyra e Omerit dhe fillon të flasë me të.

&&&

Xhengizi e thërret Ezelin në një shtëpi të huaj. Aty është edhe Aliu. I thotë atij se ka bërë kërkime në lidhje me Ramizin. Ezeli sheh se në një nga dhomat është e lidhur një vajzë. Aliu i tregon Ezelit se ajo është shkrimtarja që ka shkruar një libër në lidhje me Ramizin. Ezeli ia zgjidh duart shkrimtares. Ajo përfiton nga rasti dhe ngjitet në katin sipër. Të gjithë ngjiten pas saj. Në dhomën që hyjnë shohin shumë foto të Ramizit nëpër mure, por, mbi të gjitha, një fotografi e Ramizit me një person tjetër u tërheq vëmendjen. Në lidhje me këtë fotografi dhe me personin që ndodhet afër Ramizit, ata i kërkojnë informacion shkrimtares.

Stamboll 2001

Djali i madh i Ramizit, në hyrjen e shkollës së të birit, të cilin kishte shkuar për ta marrë, ekzekutohet me armë. Djali i mesëm i Ramizit, në të njëjtën ditë, goditet me thikë në një lokal dhe vdes. Djali i vogël, përsëri në të njëjtën ditë, shtypet me makinë.

Stamboll 2010

Shkrimtarja u tregon çfarë ka bërë Ramizi në të shkuarën e tij, shumë të errët. U thotë atyre se ai ka vrarë djemtë e tij dhe se është aq i rrezikshëm, i fortë dhe i pamëshirshëm, sa nuk do t’ia dalin dot ta vrasin atë. Ezeli, Aliu dhe Xhengizi shkojnë tek shtëpia e personit që ishte në foto me Ramizin. Ai quhet Kanderalle. Personi i thotë se i priste Xhengizin dhe Aliun dhe se atyre do t’u japë Ramizin, kështu që do të mund të shpëtojë, më në fund, edhe veten e tij. Ata të dy janë shumë të tronditur.

Stamboll 2001

Ramizi në burg është duke biseduar me Kanderallen. I thotë atij se do t’i dhurojë një kalë race. Ai kënaqet shumë. Ramizi, pas vrasjes së djemve të tij, kërkon një person që ta stërvisë dhe ta ketë krahun e tij të djathtë. Kanderalle i sugjeron të stërvisë Omerin dhe ta mbajë afër vetes.

Stamboll 2010

Pas kërcënimeve, Kanderalle fillon, më në fund, të tregojë çfarë dinte mbi Ramizin dhe mbi Omerin. Ato që tregon ai, e dëshpërojnë shumë Ezelin. Kupton se Ramizi ka një plan, prandaj e ka stërvitur atë. Pra, nuk i kishte thjeshtë për hakmarrjen e tij, por edhe për punët e Ramizit. Kanderalle thotë se ka një letër në dorë. Xhengizi e merr atë letër. Ramizi, në këtë letër, pranon se ka një grua dhe se është detyruar nga rrethanat, që fëmijën e tij me emrin Azat, ta dërgojë jashtë shtetit për ta mbrojtur.

&&&

Xhengizi takohet me Ramizin në kazino. I tregon letrën. Fillon ta pyesë në lidhje me Azatin. Të dy mundohen që të kapin mat njëri-tjetrin. Ramizi është shumë i shqetësuar për të bijën dhe largohet.

&&&

Ejshani shkon tek Melihaja për vizitë. Mumtazi refuzon që të bëhet operacion. Ejshani hyn në dhomën e tij dhe i thotë se Xhani është djali i Omerit. I kërkon që t’i dalë atij për zot. Mumtazi pranon të shkojë në spital.

&&&

Ramizi vjen para një ndërtese të braktisur. Në të njëjtën kohë vijnë Ezeli, Xhengizi dhe Aliu. Ramizi nxehet shumë. Aliu hyn në ndërtesë. Xhengizi, me njerëzit e tij, del nga hyrja tjetër e ndërtesës. Ata e dinë se ku jeton Ramizi dhe duan ta vrasin atë. Ramizi i kërkon Ezelit t’i shpëtojë Azatin.

&&&

Në ndërtesë është dikush me maskë në kokë që mundohet të largohet, ndërsa Aliu e ndjek nga pas. Ezeli, për të shpëtuar Azatin, vret një e nga një personat në ndërtesë. Gjatë ndjekjes, Azati plagoset në këmbë, por arrin të largohet. Aliu del jashtë, pranë tij vjen edhe Xhengizi. Aliu thotë se u shpëtoi Azati nga duart. Në atë moment, vijnë tek shkrimtarja dhe i kërkojnë t’u tregojë historinë e plotë dhe të vërtetë të Ramizit.

&&&

Ezeli gjen një kamerë në ndërtesë. Ka disa filmime të bëra jashtë shtetit. Personi që filmon është një femër. Është duke folur me një person tjetër shumë pranë saj. Hapet zjarr. Një person goditet. Gruaja e lë kamerën në tokë dhe fillon të vrapojë bashkë me personin që po filmonte. Vjen dikush dhe e merr kamerën. Është Tevfiku. I thërret Azatit që të mos largohet dhe e filmon atë. I tregon asaj se personi që ka pranë ka ardhur për ta vrarë. Ajo ngelet në mëdyshje. Nuk di se kujt t’i besojë. Tevfiku i

i tregon çfarë duhet të bëjë. Azati e kupton se personi pranë saj është armiku i saj dhe e plagos me thikë. Tevfiku vjen pranë Azatit dhe e vret atë personin. Azati shikon nga kamera. Ezeli kupton se ajo ishte shkrimtarja. Ezeli del nga ndërtesa. Të gjithë ishin atje. Azati sheh kamerën në dorën e Ezelit dhe i buzëqesh atij.

&&&

Xhengizi krijon një takim ndërmjet Ramizit dhe shkrimtares, për të cilën nuk e di se është e bija e Ramizit. Ramizi frikësohet se mos i vrasin të bijën dhe mundohet ta mbrojë atë. Azati ndiqet për t’u vrarë. Shpëton në sajë të Ezelit.

&&&

Ejshani merr vesh se i ati është gjallë. Ajo e merr Serdarin në shtëpinë e saj, por Bahari nuk pranon të jetojë me të atin. Për këtë arsye, ajo është e detyruar ta dëbojë Serdarin.

Aliu, që vazhdon ta ndjekë Serdarin, e gjen në një stol në breg të detit. Bahari është penduar që e dëboi të atin nga shtëpia. Sapo Aliu nxjerr thikën për të vrarë Serdarin, shfaqet Bahari. Bahari merr të atin dhe kthehet në shtëpi. Serdari shpëton edhe njëherë nga duart e Aliut.

&&&

Ezeli, Ramizi dhe Azati, për t’u fshehur, strehohen në shtëpinë ku është rritur Azati. Ezeli mendon që kundër Azatit do të bëhet komplot për ta vrarë, kështu që mendon me zgjuarsi një plan. Nëse e nxjerr Azatin të veshur me jelek antiplumb në pusi dhe e godasin, armiqtë e Ramizit do të besojnë se ka vdekur. Plani realizohet dhe Azati shpëton. Por besimi i Ezelit tek Ramizi ishte tronditur së tepërmi. Ramizi shkatërrohet komplet kur dëgjon kundërshtitë e Ezelit dhe që disa gjëra nuk mund t’ia thotë atij.

&&&

Ezeli vjen pranë Aliut që ka shkuar të vizitojë varrin e Erenit. I tregon atij fotografinë e varrit të vajzës së Ramizit dhe i thotë se Ramizi ka hequr dore nga gjithçka. Aliu e kërcënon Ezelin me humbjen e Ejshanit.

Ezeli i përgatit Baharit një surprizë të bukur në çatinë e shtëpisë. Ajo gëzohet shumë, por kur Ezeli fillon t’i flasë që t’i rikthehet mjekimit, ajo e kupton se për çfarë e ka thirrur dhe mërzitet.

&&&

Merti i thotë Ezelit se ai e di shumë mirë tani se Ejshani me Xhengizin e kanë vrarë Omerin. Niset që të takohet me Xhengizin. Por Ezeli e ndal në rrugë, ia mbush mendjen me disa letra që i tregon dhe ai nuk shkon ta takojë Xhengizin.

Mertit i kujtohen ditët kur ishte i vogël që u mundua të futej në skuadrën e lagjes dhe mbështetjen që i dha i vëllai në atë kohë.

&&&

Ejshani me Xhanin shkojnë të vizitojnë Mumtazin që kishte dalë nga spitali. Mumtazi mundohet t’i mbushë mendjen Ejshanit që t’i tregojë Melihasë se Xhani është nipi i tyre, por ajo thotë se do t’i tregojë kur të vijë koha.

&&&

Merti shkon tek hani për të takuar Ramizin. Në dhomën e tij përballet me personin që plagosi Azatin. Personit që i bën pyetje Mertit ai i thotë se e quajnë Xhengiz. Personi ndjek Mertin që largohet me vrap. Merti, duke u larguar me vrap, përballet me Ramizin (dajën). Daja (Ramizi) i tregon atij për Omerin. Ai i tregon disa gjëra si mund t’i fusë në kurth Xhengizin & Co.

Ejshani, kur vjen në shtëpi, gjen Baharin duke qarë. Kur merr vesh se qante për shkak të Ezelit, fillon ta ngushëllojë.

Merti vjen në kazino dhe i thotë Aliut se di çdo gjë. Kur Aliu vë dorën mbi pistoletë, Merti del nga dhoma. Ezeli mundohet ta pengojë Aliun dhe i thotë se ka mundësuar një takim me Ramizin. Por Aliut i ngelet mendja tek ato që i tha Merti. Merti, duke përdorur marifetet që i tha Ramizi, e gjen kollaj provën. Aliu që vazhdon të kërkojë Mertin në kazino, kur vëren se në kasafortë nuk ishte më CD e krimit, i vë të gjithë njerëzit e tij në ndjekje të Mertit.

Merti kapet, por nuk e dorëzon CD-në, por kur e shikon atë në televizor, sheh se nuk ishte materiali që priste ai në të.

Këtu kuptohet se të gjitha këto që përjetoi Merti ishin të përgatitura nga Ramizi dhe Ezeli, edhe CD-në ata e kishin ndërruar.

Ezeli vjen pranë Mertit. Ai vend është edhe vendi ku Merti luante futboll kur ishte i vogël. Ezeli mundohet t’i japë disa shenja Mertit se ai është vëllai i tij, por Merti nuk e dëgjon dhe nuk e kupton, sepse është shumë i mërzitur.

Ramizi, me njerëzit e tij, shkon tek shtëpia e Aliut. Ramizi i bën një vizë me thikën e tij Aliut në qafë dhe i thotë se e pranoi ofertën e Ezelit. Pas kësaj vije, i thotë se Aliu i ka dhënë fjalën për futjen e Xhengizit në burg.

Ejshani telefonon Ezelin dhe i thotë se e ka Xhengizin në dorë. Kur kthehet në shtëpi, atje sheh Baharin duke e pritur. Bahari dëgjon ato që i thotë Ezeli dhe e ngushëllon atë. Puthen.

Përgatiti: Kujtim Velçani

Comments are closed.