EZEL, çfarë do të ndodhë në seritë e sotme në telenovelën më të ndjekur në Shqipëri

Funksionon kurthi, Xhengizi akuzohet për vrasje dhe futet në burg

1- Funksionon plani i Ezelit. Xhengizi futet në kurth, akuzohet për vrasjen dhe përfundon në burg

2- Xhani nuk është më i mëparshmi. Fëmija rrëmbehet nga Ramizi për t’i bërë presion të atit. Ejshani është në dijeni

3- Ramizi dhe e bija akuzojnë njëri-tjetrin. Debatet mes tyre tronditin kryemafiozin. Tefo plagoset nga Aliu për të realizuar planin.

Azati ndihet shumë e lodhur nga lëvizjet e shpeshta që i bënte Ramizi për t’i shpëtuar jetën. Ajo debaton me të atin dhe i thotë atij që t’ia kthejë sërish jetën e saj. Ajo do të jetojë e qetë dhe është mërzitur shumë, duke e drejtuar të tjerët. Ramizi i thotë se për të shpëtuar jetën e saj, ai hoqi dorë nga gjithçka, por kjo gjë përsëri nuk e qetëson Azatin. Vajza ia kthen se sa të jetë ai në këtë jetë, çdo gjë të saj, të tjerët do t’ia lidhin me të atin. Këto fjalë të vajzës e mërzitin shumë Ramizin.

&&&

Plani i Ezelit për të futur Xhengizin në burg po ecën mirë, sipas parashikimeve të tij. Me gjithë qëndrimin e Ezelit pranë saj, Bahari akoma ka dyshime në kokën e saj për lidhjen e tyre dhe këtë gjë ia thotë edhe atij. Lidhja e tyte nuk është lidhja normale që duhet të kenë dy të dashuruar vërtet pas njëri-tjetrit. Xhani, vazhdimisht flet natën në gjumë dhe nuk është më një fëmijë i qetë si më parë. Kjo gjendje e shqetëson shumë Xhengizin. Ejshani i thotë që edhe nga shkolla ka marrë ankesa për djalin dhe për të gjitha këto fajëson Xhengizin.

&&&

Ezeli, kur lë Baharin tek shtëpia e saj, e puth. Ejshani i sheh, por nuk shqetësohet. Pasi shkon Bahari në shtëpi, Ezeli i thotë Ejshanit se plani ka filluar të zbatohet tashmë dhe se do të rrëmbejnë personin më të dashur të Xhengizit. Ai person është djali i tij, Xhani. Aliu diskuton me Ramizin për Xhanin dhe i kërkon atij garanci që të mos i ndodhë asgjë Xhanit gjatë rrëmbimit. Aliu është gjithmonë e më konfuz dhe i tronditur nga gjithë ky plan që ka nisur të mos kursejë asnjë.

&&&

Xhani po has problem përshtatjeje me shokët në shkollë. Ai nuk është më si më parë. Për këtë arsye, Xhengizi dhe Ejshani shkojnë dhe takojnë drejtoreshën. Me ta shkon edhe Ezeli. Ezeli e ndan Xhanin kur është duke u zënë me një nga shokët e tij të klasës së muzikës. Xhengizi nuk pranon ato që i thotë mësuesja kujdestare, por, kur dëgjon fjalët e Xhanit, mërzitet shumë. Mësuesja kujdestare thotë që kjo lloj sëmundjeje (vëmendje e pamjaftueshme) mund të jetë gjenetike, pra e trashëguar. Kur Xhani bisedon me Ezelin, djali i tregon atij fshehtas për ato që ndodhin mes së ëmës dhe të atit. I tregon për traumën që po kalon brenda tij për këtë shkak. Ejshani është e pavendosur në lidhje me rrëmbimin e Xhanit. Ajo ka frikë se mos i ndodh gjë djalit. Ezeli mundohet ta bindë dhe i thotë që Xhani ka nevojë për një baba të mirë, por kur është duke folur për këtë çështje, vjen Xhengizi. Është tapë, i dehur. Ejshani, kur e sheh në atë gjendje, bindet dhe i thotë Ezelit të fillojë zbatimin e planit.

&&&

Xhani pranon propozimin e Tevfikut për të lënë shkollën atë ditë. Tefviku e merr djalin dhe e çon pranë Ramizit. Ramizi telefonon Xhengizin dhe i thotë që nëse dëshiron që Xhani të jetojë, duhet të bëjë ato që i thotë ai. Ejshani, që dëgjon çfarë flitet në telefon, e luan mirë rolin e saj. Ajo nis të qajë dhe të bërtasë dhe të fajësojë Xhengizin për këto që po ndodhin. Ezeli me Aliun, për të mbështetur Xhengizin, shkojnë tek vendi që caktoi Ramizi për të bërë takimin.

&&&

Bahari i tregon Ejshanit se Ezeli e puthi atë. Pavarësisht se i pa vetë, Ejshani nuk e duron dot këtë fakt dhe kur dëgjon se lidhja mes Baharit dhe Ezelit, sipas Baharit, po lulëzon, mërzitet. Ajo tregohet e ashpër dhe i thotë asaj se Ezeli del me një grua tjetër dhe se atë thjesht po e mashtron.

&&&

Njerëzit e Ramizit e çojnë Xhengizin në Hipodrom. Ramizi e urdhëron Xhengizin të vrasë Kanderallen, njeriun që e tradhtoi dhe u tregoi letrën për të bijën. Xhengizi hyn tek garazhet. Flet me Ezelin dhe Aliun dhe i pyet se çfarë duhet të bëjë. Të dy i thonë se ai duhet ta kryejë vrasjen ose jeta e Xhanit është në rrezik. Kur Xhengizi ndahet nga ata, Ezeli telefonon policinë dhe i njofton për një vrasje. Xhengizi godet Kanderallën, por nuk arrin ta vrasë. Kur është duke u larguar në rrugë, sheh Azatin dhe hipën në makinën e saj. Azati pranon se është vajza e Ramizit dhe i thotë se në këmbim të saj, të marrë Xhanin. Ramizi takohet me Xhengizin dhe fillojnë të kërcënojnë njëri-tjetrin. Ramizi i thotë Xhengizit se janë shumë të ngjashëm, se kanë bërë gabime të njëjta dhe e kërcënon se do ta vrasë. Xhengizi gjen Xhanin në makinë, duke fjetur dhe njofton menjëherë Ejshanin.

&&&

Aliu, për të vazhduar lojën dhe për t’u shtirur para Xhengizit që çdo gjë të duket e vërtetë, rreh Tevfikun. Edhe Ramizi është atje duke parë. Për të bindur Xhengizin, Ramizi thotë se duhet vrarë Tevfiku. Aliu godet Tevfikun me pistoletë dhe e plagos.

Bahari i tregon Ezelit letrën që tregon se ajo do të fillojë kurimin.

Pas një jave, Xhengizi del në gjyq për vrasje dhe fshehje të provave dhe dënohet me burgim të përjetshëm. Kur sheh edhe Ezelin në burg, shokohet.

&&&

Xhengizi është në kazino me Aliun, duke vlerësuar situatën dhe, në atë kohë, aty vjen Azadi. Ajo i kërkon ndihmë Xhengizit dhe i premton se si shpërblim për këtë do t’i raportojë atij për të gjitha lëvizjet që do të bëjë.

 &&&

Ezeli është i lumtur, sepse mendon se iu afrua momentit final. Takohet me Ramizin. E këshillon Ramizin të jetë i kujdesshëm dhe i gatshëm për çdo gjë. Ezeli vjen në kazino dhe i thotë Xhengizit që për të rifituar Ejshanin, duhet të shkojë me të për pushime larg nga aty. Në fillim, Xhengizi nguron, por Ezeli ia mbush mendjen. Kur largohet Xhengizi, Aliu shikon me çudi Ezelin. Aliu e kupton që kjo është pjese e lojës dhe hutohet.

&&&

Xhengizi mundohet t’i mbushë mendjen Ejshanit për të shkuar me pushime dhe për të filluar jetën e tyre nga e para. Edhe për të mirë të djalit të tyre, Xhanit. I kërkon edhe një shans të fundit dhe i premton se do të bëjë të pamundurën që çdo gjë do ta kthejë si më parë. Ajo pranon.

&&&

Azadi i kërkon Xhengizit që t’i marrë nga shtëpia e saj pasaportën dhe disa gjëra personale. Xhengizi nguron, sepse ai e di që kjo është shumë e rrezikshme dhe shumë kompromentuese për të. Por gruaja arrin ta bindë. Sapo merr gjerat, Xhengizi dikush hyn në shtëpi, duke e hapur derën me forcë, por ai arrin të largohet dhe t’ia sjellë ato Azadit. Ezeli i përgatit një surprizë të bukur Baharit, në vendin ku u takuan për herë të parë. Bahari, kur sheh muzikantët, aty kënaqet shumë.

&&&

Ramizi i jep detyrë Aliut të vrasë Kadergallën. Në fillim, Aliu e kundërshton, por kur e kupton se kundërshtimi nuk kishte më vlerë, pranon. Aliu hyn fshehtas në shtëpi dhe e vret personin që Daja donte të vdekur. Kur del, e kuptojnë disa njerëz që rrinin rreth e rrotull shtëpisë së mafiozit dhe i vihen mbrapa për ta vrarë. Me zor futet me një kasolle dhe kur ishte duke menduar se i erdhi fundi dhe do ta vrisnin, vjen Tevfiku dhe e shpëton.

&&&

Xhengizi është shumë i lumtur se do të shkojë me familjen për pushime, por kur sheh policët tek dera, shtanget. Policia e arreston për vrasjen e Kadergallës. Ejshani mërzitet shumë, por Ezeli që i vëzhgon ngjarjet nga larg, i thotë Ejshanit që të mos mërzitet se çdo gjë do të rregullohet. Ezeli i kërkon Ejshanit të mos flasë dhe të mos ta hedhë planin në erë. Policët, që marrin deklaratat e Xhengizit, nuk e besojnë atë dhe fillojnë ta rrahin dhe ta fyejnë. Edhe pse Xhengizi thotë se ishte i pafajshëm, të gjitha argumentet dhe provat janë kundër tij. Hetuesit janë të acaruar dhe të egër me të.

&&&

Ezeli, Aliu dhe Ejshani vizitojnë Xhengizin në burg. Xhengizi, kur i sheh, fillon t’u përgjërohet për ta ndihmuar, por Ezeli nuk ia vë veshin dhe Ejshani, gjithashtu. Ata dalin jashtë. Xhengizi e ndjen veten të braktisur. Njëlloj si Omeri, vite e vite më parë.

&&&

Ezeli ka dyshime për veten, për atë çfarë është bërë tani. Ai nuk ngjan më me Omerin e pafajshëm dhe me zemër të pastër. Mërzitet kur sheh veten si është transformuar. Në këtë gjendje, ai futet në një argjendari dhe thyen gjithçka. Policët e marrin Ezelin dhe e çojnë në të njëjtin vend që mbahet Xhengizi. Ezeli, më në fund, mund të shoh me sytë e tij ato që do të heqë Xhengizi. Qëndrojnë në të njëjtën birucë. Xhengizi preket nga ajo që bëri Ezeli për të dhe fillon t’i kujtohet miqësia që kishte me Omerin. Kujtimet e dërrmojnë tërësisht atë.

Comments are closed.